Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Mark Gjonaj - shpresa shqiptare e politikės amerikane




Shkruan: Uk Lushi


Pėr gati njė shekull e gjysmė ekzistencė komuniteti i shqiptarėve tė Amerikės ka dhėnė me qindra personalitete tė dalluara nė biznes, avokati, kulturė, shkencė, sport, zbavitje dhe ushtri. Ky komunitet, i vogėl po i gjallė, arritjen mė titanike e ka realizuar nė politikėn amerikane ku ka ndikuar nė mėnyrė vendimtare qė Washingtoni tė mbėshtesė energjikisht krijimin dhe ndėrtimin e shteteve shqiptare nė Ballkan. Mund tė tingėlloj si paradoks, porse i tėrė ky lobim ėshtė bėrė pa praninė e shqiptarėve tė Amerikės nė institucionet politike tė shtetit mė tė fuqishėm nė botė. Kjo ka ndodhur pak pėr shkak tė preokupimit me ēėshtjen shqiptare nė tokat e origjinės dhe pak pėr shkak tė plogėshtisė politiko-organizative.

Sido qė tė jetė, viteve tė fundit nga komuniteti megjithatė ka lajme tė mira. Shqiptarėt e Amerikės janė aktivizuar politikisht dhe me dhjetra prej tyre janė duke kandiduar pėr t’u bėrė titullarė tė zyrave pėrfaqėsuese dhe vendimmarrėse nė institucionet e shtetit amerikan. Bazuar sidomos nė profesionalizmin e fushatės, nga tė gjithė pretendentuesit, njėri ėshtė mė shpresėdhėnėsi dhe nė ngritje e sipėr tė shndėrrohet nė yll tė politikės amerikane. Ai quhet Mark Gjonaj.



Gjonaj, i biri i dy prindėrve shqiptarė nga Ulqini, lindur nė vitin 1968 nė qarkun e Bronksit nė Nju Jork, shitblerės patundshmėrishė, pronar i qindra apartamenteve dhe ndėr aktivistėt mė tė sukseshėm shqiptaro- amerikanė, i ka vėnė vetvetes synim tė bėhet pėrfaqėsuesi i Zonės Zgjedhore 80 nė Asemblenė e shtetit tė Nju Jorkut nė Albany. Strategjikisht ai ėshtė pėrcaktuar tė testojė ujėrat e politikės sė shtetit tė Nju Jorkut sėpari.


Suksesi nė biznes mund tė jetė arsye pėr komoditet dhe ngurrim pėr angazhim politik pėr shumė njerėz; por jo pėr Gjonajn. Ai nė deklarimet publike si motive kryesore tė kandidimit tė tij ka pėrmendur dy: dėshirėn t’u jep prapa banorėve tė zones ku ai i ka arritur sukseset e tij afariste dhe nevojėn qė komuniteti shqiptaro-amerikan tė ketė pjesėtarėt e tij nė zyrat e shtetit amerikan tė cilit i paguan taksa dhe obligime tjera.



I vetėdijshėm pėr indiferencėn dhe moskokėēarjen politike tė njė pjese tė shqiptaro-amerikanėve mbi sistemin politik amerikan, si asnjėherė mė parė nė historikun e komunitetit, Gjonaj ka organizuar disa tubime tė shkėlqyeshme informative dhe edukative pėr nevojėn dhe rėndėsinė e regjistrimit tė tė gjithė shtetasve amerikanė me prejardhje shqiptare nė listat e votuesve. Kandidati premtues pėrgjatė fushatės ua ka shpjeguar votuesve, dhe veēanėrisht atyre me prejardhje shqiptare, natyrėn duale tė tė qenit qytetar duke thėnė qė tė jesh qytetar do tė thotė qė, pėrveē detyrimeve, tė kesh edhe tė drejta. Gjonaj i ka rikujtuar shtetasit me tė drejtė vote qė tatimet qė ja paguajnė shtetit janė para tė tyre dhe politikanėt duhet vetėm tė zbatojnė vullnetin se si duan qytetarėt t’u shpenzohen paratė publike. Gati nė ēdo paraqitje elektorale Gjonaj u ka pėrsėritur shqiptaro-amerikanėve qė nėse duan fuqizim dhe pjesėn e tyre tė financimit shoqėror ata duhet tė regjistrohen dhe tė dalin nė votime pėr tė vendosur se kush dėshirojnė tė jetė pėrfaqėsuesi i tyre nė kryeqytetin e shtetit tė Nju Jorkut– Albany. Sipėrmarrėsi i patundshmėrive i ka ftuar shqiptarėt qė tė fillojnė e pėrqėndrohen nė pozitėn e tyre brendapėrbrenda sistemit ekonomiko-politik amerikan, sepse, duke u integruar sa mė mirė nė Amerikė, ata do tė kontribojnė edhe mė fort pikėrisht pėr popullin shqiptar nė Ballkan. Me pasion dhe zgjuarsi, Gjonaj ka kėmbėngulur qė shqiptarėt e Amerikės mė nė fund, nė vend se tė mbledhin para pėr shoqata dhe asociacione komunitare nga paratė personale, duhet tė bėhen drejtues dhe punėtorė tė zyrave ku vendoset pėr financimin e ēerdheve, shkollave, agjensive tė punėsimit dhe shtėpive tė pleqve pėr fėmijėt, tė rriturit dhe tė moshuarit qė jetojnė dhe punojnė nė Zonen Zgjedhore 80. Sipas Gjonajt shqiptaro-amerikanėt sikur komunitetet tjera ekonomike duhet tė shfrytėzojnė privilegjin qė tė kenė shumicėn e kėtyre shėrbimeve dhe institucioneve edhe nė gjuhėn shqipe.



Gjonaj ka fituar pėrkrahjen e shumė votuesve me prejardhje italiane, irlandeze, hebreje, afrikane, kineze dhe hispano-latine, tė cilėt angazhohen dhe bėjnė punė vullnetare pėr fushatėn. Ka disa vite qėkur politikani i ri nga Bronksi ka krijuar njė rrjet fantastik tė lidhjeve politike nė nivel lokal dhe federal, mirėpo asembleistja nė detyrė– Naomi Rivera– ėshtė njė kundėrkandidate qė i takon kastės sė politikanėve karrieristė dhe mbėshtetet nga krihėt e pushtetshėm tė babait dhe vėllaut tė saj– Joel dhe Jose Rivera, tė dy anėtarė tė rrethit tė brendshėm tė aparatēikėve tė Partisė Demokratike. Nė fakt, kjo ndėrlidhje familjare dhe mungesa e rezultateve pėr banorėt e Zonės 80 nga ana e zonjės Riviera kanė qenė shtysa shtesė pse Gjonaj kishte marrė vendimin tė kandidonte. Mark Gjonaj si demokrat dhe njeri qė ka zgjidhur me mijėra probleme gjatė punės sė tij si menaxher dhe shitblerės nuk mund ta pranojė qė dikush pa rezultate dhe pa e merituar tė avancohet nė karrierė dhe, pėr mė keq, tė vendosė pėr fatin e qindra mijėra qytetarėve dhe investimeve tė tyre. Gara nuk do tė jetė e lehtė.



Sipas tė dhėnave tė censusit federal nga viti 2000, nė Zonėn Zgjedhore 80, e cila pėrfshinė lagjet Mosholou Parkway, Pelham Gardens, Pelham Parkway, Allerton dhe Morris Park, jetojnė rreth 9500 shqiptaro-amerikanė. Nuk mund tė mohohet kontributi financiar i shumė shqiptaro-amerikanėve dhe pjestarėve tė etnive tjera nė organizimet fondmbledhėse pėr fushatėn e Gjonajt, por ndihmėn mė tė madhe atij ia ofrojnė ata qė regjistrohen pėr votim deri 30 ditė pėrpara datės 13 shtator 2012, qė ėshtė dita e zgjedhjeve.



Kur Roza dhe Zef Gjonaj, tė sapomartuar me 1966, ishin ndjekur nga ish-Jugosllavia sepse ishin shqiptarė dhe kishin arritur nė Nju Jork, ata kishin punuar nga dy punė. Ēifti i ri kishte filluar tė kursej ēdo “penny” dhe pas njė viti ndėrsa nusja e re ishte nė dhimbjet e lindjes sė foshnjės sė parė ajo ende nuk e kishte mėsuar anglishten mjaftueshėm qė tė dinte tė pyeste se ku ishte infermeria e lindjes. Njė fqinj amerikan pasi kishte dėgjuar rėnkimet e gruas pa hezituar kishte trokitur nė derė dhe me dashamirėsi e kishte dėrguar fqinjen me barrė nė spital. Gruaja e re ishte bėrė nėnė. Foshnja e porsalindur ishte djali Mark Gjonaj, i cili 43 vjet mė vonė ka vendosur tė shėrbejė pėr tė gjithė amerikanėt– si tė vjetrit, qė flasin anglisht rrjedhshėm– si tė rinjtė, qė ende mėsojnė tė flasin gjuhėn e atdheut tė tyre tė ri.

Me 13 shtator 2012, shqiptaro-amerikanėt nga Bronksi e kanė rastin tė ndihmojnė Mark Gjonajn tė shkojė nė Albany. Gjonaj ka treguar njė profil politikani serioz qė ofron zgjidhje pėr problemet ekonomike, arsimore, shėndetėsore dhe tė sigurisė; si dhe njė pėrvijim intelektual tė cilin e sheh vetėm te politikanėt premtues. Ndėrsa amerikanėt e Bronksit me origjinė nga mbarė rruzulli do tė votojnė pėr Gjonajn, shqiptarėt nga Amerika (dhe ndoshta edhe nga vende tjera) do tė bėnin mirė tė telefononin tė afėrmit e tyre, nėse i kanė nė Bronks, dhe t’i lusin tė dalin nė vendvotimet e Zonės 80. Duke i ndihmuar Gjonajt tė vendoset nė Albany (mbase) hapet rruga, qė, pas disa vitesh tė kemi edhe Kongresmenin apo Senatorin e parė me prindėr shqiptarė nė Washington.



Dikush mund tė thotė: kandidatin e parė shqiptar pėr President tė SHBA-sė! Pse jo? Mbajeni mend emrin e tij dhe ndihmojeni shpresėn shqiptare tė politikės amerikane: Mark Gjonaj!





(Autori ėshtė aktivist shqiptaro-amerikan nė New York tė SHBA-sė)


Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks