Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

POLITIKA E JASHTME SHQIPTARE (II)

Me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė


Shkruan: Zef Ahmeti


2. Koha e Stalinit si fazė e patronatit sovjetik (1948-53)
3.
Faza tjetėr e politikės sė jashtme shqiptare lidhet plotėsisht me emrin e Stalinit. Ndonėse kjo fazė do tė zgjasė deri nė vdekjen e tij (5.3.1953). Si veēori e theksuar, pėr dallim nga gjitha shtetet e Bllokut tė Lindjes, Shqipėria mbetet i vetmi vend besnik mėsimeve tė Stalinit. Ngritja e figurės sė tij si person kult nga ana e E. Hoxhės ėshtė njė nga kritikat kryesore qė i bėhet diktatorit Hoxha. Ky kult i Stalinit nuk kishte justifikim historik, se udhėheqėsi sovjetik nė tė vėrtetė nuk kishte treguar kurrfarė interesimi pėr Shqipėrinė e vogėl. Ishin pesė vizitat e Hoxhės tek Stalini qė mbahen nė kujtesėn e tij dhe tregohen masės si “pėrralla pėr njė njeri tė menēur e tė e tė mirė”. Nė kėtė fazė vėrejmė se rreziku i pėrzierjes sė drejtpėrdrejtė nė politikėn e jashtme dhe tė brendshme shqiptare nga ana e patronatit tė ri ėshtė shumė mė i ulėt se ai i mėparshmi. Kjo ishte kėshtu pėr faktin, se me prishjen e marrėdhėnieve mes BS dhe Jugosllavisė si dhe me kalim e Greqisė nė Bllokun e Perėndimit, Bashkimi Sovjetik nuk kishte mundėsi qasjeje direkte nė Shqipėri. Politika rajonale mbetet edhe mėtutje aktuale pėr Shqipėrinė. Jugosllavia bėhet armiku numėr njė. Kosova vihet pėrsėri nė diskutim. Ndėrsa si prioritet kryesorė nė politikėn e jashtme konsiderohej ajo marrėdhėnieve me Stalinin. Kėshtu qė ky pozicionim bėri qė tė flitet pėr “from a sub satellite to a satellite”.
Kalimi nėn patronatin e ri bėri qė tre mijė kėshilltarė rusė t`i marrin vendet e atyre jugosllavėve. Nė kuadėr tė politikės sė jashtme ndėrkombėtare Shqipėria i bashkėngjitet plotėsisht BS dhe aleatėve tė saj. Kjo do tė thotė se ajo pozicionohet nė anėn e BS nė konfliktin mes Anglisė e SHBA-ve pėr shkak tė Luftės sė Ftohtė. Interpretimi shqiptar i ideologjisė marksiste e leniniste shihet mė sė miri nė prishjen e marrėdhėnieve me jugosllavinė. Shqipėria bėhet rekord nė polemikėn ideologjike.
Nė vitin 1947 njė delegacion shqiptarė i kryesuar nga E. Hoxha kishte bėrė vizitėn e parė nė Moskė te shoku Stalin. Ky hap i diplomacisė shqiptare drejt Moskės dhe dokumentet e nėnshkruara qė kishin pėr qėllim institucionalizimin e marrėdhėnieve Shqipėri-BS u kritikua ashpėr nga udhėheqėsit jugosllav, sepse “Shqipėria, mė parė se tė bėnte ndonjė marrėveshje me ndonjė vend tjetėr, duhej tė merrte pėlqimin e Jugosllavisė”. Ndėrsa njė vit mė vonė marrėdhėniet BS-Jugosllavi tensionohen si rezultat nxirret njė rezolutė E Byros Informative tė PK Evropiane (1948) ku Tito akuzohet rėndė pėr devijim nga marksizėm-leninizmi. Ky tensionim i kishte mundėsuar E. Hoxhės eliminimin thuajse tė gjithė kundėrshtarėve tė tij politik nėn akuzėn pėr “spiunazh jugosllav”. Ndėrsa vendimet e Kongresit tė I tė PKSH dhe ndryshimet e synuara nga shteti shqiptar (nė fund tė vitit 1948) ndikuan nė pėrkeqėsimin edhe tė mėtutjeshėm tė marrėdhėnieve dypalėshe Shqipėri-Jugosllavi. Ky proces i tensionimit tė marrėdhėnieve reflektohet me prishjen konventave tė ndryshme nga ana e Shqipėrisė dhe prishjes sė “Traktatit tė Miqėsisė, Bashkėpunimit dhe Ndihmės Reciproke” nga ana jugosllave. Nė maj 1950 Jugosllavia largon nė mėnyrė demonstrative trupin e saj diplomatik nga Tirana dhe nėntor 1950 i kėrkon Shqipėrisė qė edhe ajo ta tėrheqė pėrfaqėsinė diplomatike shqiptare nga Beogradi. Ndėrkohė Shqipėria dhe regjimi komunist tash mė kishte filluar afrimin me Rusinė ku pasojnė edhe marrėveshje kredish. Si kriter kryesorė ishte pranimi i rrugės sovjetike tė zhvillimit, apo thėnė ndryshe, sovjetizimi i plotė i politikės, ekonomisė, jetės sociale dhe politikės sė jashtme. Meqė kushtetuta e vitit 1946 ishte kopjim i asaj jugosllave, tani me orientimin nga Moska, ndjehej nevoja e ndyshimit tė saj gjithė nė frymėn sovjetike. Kjo pason nė vitin 1950 qė tė mos pengoj procesin e sovjetizimit tė gjitha sferave e segmenteve jetėsore nė Shqipėri.
Ndėrsa ekonomia shqiptare po shkiste e tėra gradualisht nė varėsi tė sistemit ekonomik sovjetik dhe orbitės sė tij. Ndėrsa marrėdhėniet e Shqipėrisė me Evropėn e sovjetizuar, marrėdhėniet mes vendeve satelite, ishin shumė tė kufizuara dhe kryesisht mbėshteteshin nė fushėn ekonomike dhe tregtare ose kulturore e arsimore. Mbase ky ishte edhe qėllimi i Moskės pėr ta ruajtur rolin e qendrės nė fushėn e politikės, asaj ushtarake, tė sigurisė dhe politikės sė jashtme.
Nė fushėn e politikės sė jashtme rajonale politika shqiptare kundruall vendeve tė rajonit, e sidomos fqinjėve tė saj, nė dhjetėvjetėshin e parė tė pas LDB karakterizohet mė shumė nga krizat, tensionet e konfliktet sesa nga paqja, stabiliteti dhe bashkėpunimi. Kjo reflektohet sidomos nė raport me vendet fqinje Jugosllavi e Greqi. Nė politikėn e jashtme tė viteve tė `50 tė shekullit 20 Shqipėria kishte adaptuar qėndrimet nė pėrputhje me ato qė mbante BS dhe vendet tjera tė Evropės Lindore. Pranimi nė OKB ishte ngjarja mė e rėndėsishme ndėrkombėtare qė e arrin Shqipėria nė dhjetėvjetėshin e parė tė mbas LDB, akt ky qė i jep njė pėrforcim tė mėtutjeshėm regjimit komunist nė politikėn e brendshme.
Nė Bllokun Perėndimor vendet anėtare ishin pėrqendruar para se gjithash me ringritjen dhe pėrmirėsimin e mirėqenies sociale dhe ekonomike. Ishte thirrur nė jetė Plani Marshal, tė cilin Shqipėria e kishte refuzuar (1947), pastaj kishte filluar njė proces i afrimit dhe kooperimit mes anėtarėve tė Bllokut tė Perėndimit, meqė kėto vende kishin njė autonomi shumė mė tė madhe veprimi dhe vetėveprimi nė krahasim me ato shtete anėtare tė Bllokut tė Lindjes. Kėshtu bėhet Marrėveshja e Pėrgjithshme pėr Tarifat dhe Tregtinė (GATT) nė vitin 1947 pėr tė vazhduar me marrėveshjet dhe projektet tjera tė afrimit dhe kooperimi nė bazė tė vetė dėshirės pa detyrim, si ajo e Organizatės Evropiane pėr Bashkpunim Ekonomik (1948), ngritja e Kėshillit tė Evropės (1949), Traktati Evropian i Komuniteteve tė Ēelikut dhe Qymyrit (1951).

3. Faza e tretė lidhet me vdekjen e Stalinit deri nė kohėn e prishjes sė marrėdhėnieve me Hrushovin – pra si pjesa e dytė e patronatit sovjetik (1953-1961)
Vdekja e Stalinit nė vitin 1953 u pasua me njė fazė tranzicioni nė udhėheqjen e Moskės. Nė pushtet erdhi njė figurė e re politike. Ishte Hrushovi personaliteti i cili kishte shmangur mjaft nga ekstremizmi personal i paraardhėsit tė tij. Karakteristikė e politikės shqiptare pėrgjithėsisht gjatė periudhės 1953-1957 ishte fillimi i dyzimit politik shqiptar, apo thėnė ndryshe aplikimi i politikės sė dy standardeve. Ishte faza kur po zbehej nė arenėn e internacionales komuniste fryma staliniste dhe po ngrihej njė frymė mė liberale me Hrushovin.
Nėse faza e parė nėn patronatin sovjetik mund tė vlerėsohet si rritje e pjesėmarrjes sė Shqipėrisnė nė politikėn botėrore, atėherė kjo fazė mund tė gjykohet si ngritje nė kulminacionin e saj. Pati njė zgjerim tė aktivitetit tė Shqipėrisė edhe nė diplomacinė shumėpalėshe, duke pėrfshirė kėtu iniciativat rajonale ballkanike, organizatat e demokracive lindore, Traktatin e Varshavės si dhe Kombet e Bashkuara. Fjalimi i E. Hoxhės (16.11.1960) nė konferencėn e 81-tė tė Partisė Komuniste tė Punės nė Moskė hynė nė historinė e internacionales komuniste. Kuptimi pėrmbajtėsor i fazės 1953-1960/61 qėndron nė atė se, Shqipėria gjithnjė e mė shumė fillon t`i largohet patronatit tė BS, pėr ēka si shkaktar, sipas arsyes sė E. Hoxhės ėshtė Hrushovin dhe kėshilltarėt e tij tė ngushtė, si dhe me “lėndimet” qė i bėhen bindjes shqiptare nė aspektin ideologjik – ikja nga fryma staliniste, dhe nė aspektin e politikės sė jashtme afrimi i BS me Jugosllavinė, sidomos me deklaratėn e pėrbashkėt tė kėtyre dy vendeve (2.6.1955 pėrkatėsisht 20.6.1956). Me kėtė hap Hrushovi i hapte rrugė tre prirjeve qė po lindnin nė vendet komuniste: frymės liberale tė mendimit njerėzor, policentrizmit tė botės komuniste si dhe gjallėrimit tė rrugėve tė ndryshme tė ndėrtimit tė socializmit. Kėtė afrim me armiken “permanente” tė Shqipėrisė E. Hoxha e kishte vlerėsuar si “tradhti”. Sipas tė menduarit tė politikės sė jashtme shqiptare dhe shefit tė shtetit Hoxha, secili qė lidhė marrėveshje e kooperon me Jugosllavinė ėshtė armike e Shqipėrisė, dhe secili qė bashkėpunon me revizionistin Tito sipas vlerėsimit nga Tirana, ėshtė vet revizionist. Kėtu duhet theksuar se Shefi i partisė nė Shqipėri kishte vlerėsuar shumė gabimisht dhe se ishte mashtruar rėndė kur ka menduar se politika e jashtme sovjetike pėr Ballkanin do tė ishte nė krahun e tij. Fryma mė liberale mbas vizitės sė Hrushovit nė Beograd nė Shqipėri u prit me rritje tė censurimit dhe kontrollit. E. Hoxha nė kujtimet e tij tek “Titistėt” dhe “Hrushovianėt” vlerėson se ai pati konsideruar vizitėn e kreut sovjetik nė Beograd dhe takimin me Titon, si “gjunjėzim i Hrushovit para Titos dhe fillim i kursit revizionist tė Moskės”.
Kohėn mes vdekjes sė Stalinit dhe prishjes sė marrėdhėnieve mes Tiranės dhe Moskės Hoxha e kishte emėruar si “paqe fiktive”. Sipas kėtij tė fundit ky duhet tė ketė parė qė nė fillim “rrugėn e gabueshme” tė pasardhėsit tė tij, mirėpo ai duhet tė ketė pritur me shpresėn se do tė ketė prapėseprapė shpresė pėr ta ruajtur linjėn politike tė Stalinit. Andaj kjo duhet tė ketė qenė arsyeja kryesore pse Shqipėria bėhet bashkėthemeluese e Paktit tė Varshavės. Megjithė kėsaj “ftohjeje” pranimi i Shqipėrisė nė OKB (1955) ėshtė rezultat i njė “deals” mes BS dhe SHBA-ve, pasi qė kėto dy vende bllokonin pranimin e vendeve tė reja nė organizatė – varėsisht se nga cili Bllok vinin ato. Shqipėria merr vendin nė bashkėsinė e shteteve ndėrkombėtare si rezultat i kompromisit mes dy blloqeve. Hyrja e Shqipėrisė nė Paktin e Varshavės ishte i pari i kėtij lloji nė historinė e Shqipėrisė. Pos kėsaj ajo ishte pjesėmarrėse nė themelim. Kėsaj radhe ajo nuk “harrohet” si nė rastin Kominformit.
Fillimisht edhe pas ardhjes sė Hrushovit Shqipėria ishte e njėzėshme me BS nė politikėn e jashtme kundruall Bllokut Perėndimor. Si shembull nė kryengritjen hungareze (23.10.-4.11.1956) ajo pozicionohet, bashkė me Kinėn, pro kursit tė ashpėr tė Hrushovit me ē`rast edhe vet terminologjia ruse ishte pėrvetėsuar nga Shqipėria. Tirana kishte kritikuar ndėrhyrjen e vonuar ushtarake. Kėtu kemi njė dallim tė vogėl. Hoxha kishte shfrytėzuar rastin qė ta akuzonte Titon si bashkėfajtor nė kryengritjen hungareze. Edhe pse Hoxhės i ishte bėrė njė injorim i rėndė nga ana e Krushqovit, pasi qė vetėm PKSH nuk ishte ftuar nė konsultimet qė kishte bėrė ai me partitė e Bllokut tė Lindjes pėr t`i pyetur lidhur me pėrkrahjen e tyre lidhur me intervenimin.
Nė politikėn rajonale Italia filloi tė quhej ndryshe “ēizmja nė tė cilėn ishte futur tėrėsisht kėmba amerikane”. Pra shikuar nga ky aspekt marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Italisė ishin mjaft tė zbehta. Skepticizmi ishte rritur edhe me hyrjen e Italisė nė Paktin e NATO-s. Me fqinjėt tokėsor kemi njė fazė mė tė qetė kooperuese. Me Greqinė pas gjysmės sė dytė tė viteve tė `50 tė shek. 20 sado qė kemi njė relaksim marrėdhėniesh, edhe kundruall Greqisė pala shqiptare i kishte kushtėzuar marrėdhėniet sepse ajo i ishte afruar SHBA-ve. Ndėrsa nė anėn tjetėr lidhja e Shqipėrisė me Moskėn nė sytė e shtetit grek shihej tejet negativ, e sidomos baza ushtarake e Traktatit tė Varshavės nė territorin e saj. Ndėrsa marrėdhėniet me Jugosllavinė nė fakt nuk ndryshojnė fare, edhe pse pas vizitės sė Hrushovit nė Beograd nė dukje u normalizuan, ndėrsa nė thelb kishin mbetur me tensione tė pandryshueshme. Kėto raporte sa ishin tensionuar edhe mė shumė pasi qė Tirana kishte shprehur pakėnaqėsinė e saj lidhur me trajtimin e Kosovės. Kulmin ky ashpėrsim lidhur me Kosovėn e kishte arritur nė vitet 1956-1960, fazė kjo kur Jugosllavia me marrėveshje me Turqin mijėra shqiptar (“turq”) kishte vendosur “t`i pranoj”nė shtetin e saj. Kjo dhe lufta e ashpėr ideologjike tensiononte permanent marrėdhėniet jugollavo-shqiptare. Ndėrsa SHBA-nė Shqipėria e kishte profilizuar si armiken mė tė madhe qė e udhėhiqte imperializmin. Sipas politikės leniniste shqiptare SHBA-ja ishte ajo, sė bashku me aleatė, e nėpėrmjet fqinjėve tė saj (Greqi, Itali, Jugosllavi) nė bashkėpunim me mėrgatėn shqiptare qė po organizonin njė komplot tė “madh” pėr ta larguar regjimin e Hoxhės. Ishte pėrhapur sindroma e “armikut tė imagjinuar”, sepse sipas dėshmive Amerika nuk kishte pas njė interesim tė tillė. Nė fund tė viteve tė `60 tė shek. 20-tė Republika Popullore e Shqipėrisė vendos marrėdhėnie diplomatike edhe me Suedinė, Danimarkėn, Zvicrėn dhe Holandėn.
Hrushovi pos tė tjerash synonte pėrmbysjen e udhėheqjes kryesisht staliniste nė vendet komuniste. Pala shqiptare kėtė e kishte kuptuar, andaj ajo fillimisht kishte zgjedhur diplomacinė e heshtjes. Mirėpo, siē e pamė, me kohė fillojnė tė dalin nė shesh divergjencat mes E. Hoxhės dhe Hrushovit. Kontraditat ndėrmjet Shqipėrisė dhe BS kishin qenė kryesisht tė karakterit ideologjik. Kėshtu qė nė marrėdhėniet shqiptaro-sovjetike nė vitet 1957-1959 fillon hapur konflikti ideologjik midis dy partive komuniste pėr tė kaluar nė konflikt shtetėror midis dy vendeve. Presioni i Hrushovit ishte rritur mbi udhėheqjen shqiptare dhe kjo lidhej me dy kėrkesa: revizionimin e politikės shqiptare pėrballė Jugollavisė, pra kėrkohej ndryshimi i politikės sė “armiqėsisė” si dhe rehabilitimi i pėrkrahėsve e simpatizantėve tė Titos dhe Jugollavisė. Te dy kėto kėrkesa ishin tė papranueshme pėr E. Hoxhėn sepse ai e kuptoi po tė pranonte, ditėt e pushtetit tė tij do tė ishin tė numėruara.
Thellimi i theksuar i mosmarrėveshjeve shqiptaro-sovjetike pason pas vizitės sė Hrushovit qė i bėn Shqipėrisė nė vitin 1959. Megjithėse qėndrimet kundėrthėnėse mes dy palėve ishin tė njohura, pala shqiptare ishte pėrpjekur qė kryeudhėheqėsit tė komunizmit t`i organizoj njė pritje sa mė tė mirė dhe nė frymėn e vetėpėrmbatjes nga kritikat. Mirėpo e gjithė kjo nuk kishte ndihmuar shumė. Hrushovi kishte trajtuar “vėllaun” e vogėl me njė arrogancė. Pala Shqiptare kishte shpresuar qė me mirėsjelljen e saj tė ndikoj te Hrushovi pėr pėrkrahje ekonomike. Por kjo pritje kishte qenė e gabuar. Kjo shprehet mė sė miri nė deklarimin e vet Hrushovit “... pėr sa i pėrket nevojave tuaja, dua t`ju them se ne nuk kemi ardhur pėr tė shqyrtuar ato... Ne kemi ardhur tė njihemi, tė shkėmbejmė mendime...” mbase qėllimi i vizitės kishte qenė qė pėr sė afėrmi tė shikoj pozicionet e mundshme strategjike ushtarake ku “mund tė ndėrtohet njė bazė ideale pėr nėndetėset...”, dhe dihet se mė vonė qeveria shqiptare kishte lejuar bazėn ushtarake detare tė Pasha Limanit qė vlerėsohet se kishte qenė mė strategjiku i Traktatit tė Varshavės qė kishte ngritur pranė Mesdheut.
Si pasoj e ngurtėsimit tė veprimit diplomatik pason varfėrimi nė aksionin diplomatik ndėrkombėtar qė kishte cenuar njėkohėsisht interesat e shtetit shqiptar. E. Hoxha ngjante shumė mė tepėr me Stalinin dhe udhėhiqte si stalinist nė politikėn e tij tė brendshme dhe tė jashtme. Nė Kongresin e 20-tė tė PK tė BS delegacioni Shqiptarė kishte filluar, pasi qė tashmė kishte shpėrthyer konflikti sovjetiko-kinez, tė anononte drejt polit tė ri tė komunizmit botėror, pra Kinės. Hoxha nuk pranonte ndryshimin dhe zhvillimin as nė teori as nė praktikė, ai ishte tipik dogmatik. Dobėsitė mė tė theksuara nė politikėn e jashtme shqiptare qė fillojnė me Mbledhjen e Moskės, ishin pėrpjekjet e saj pėr tė operuar drejtpėrsėdrejti nė terrenin e arenės ndėrkombėtare, pa pėrdorur instrumentet, mekanizmat dhe teknikat tjera diplomatike, mbase kjo ishte edhe rezultat i mungesės sė pėrvojės nė diplomacinė shumėpalėshe.
Pas mbledhjes sė Moskės (1960) marrėdhėniet shqiptaro-sovjetike fillojnė tė nxjerrin vėshtirėsi tė mėdha edhe pėr vetė popullin si pasojė e njė politike tė pa analizuar mirė nga pala shqiptare. Duke u pėrballur me rrezikimin e pushtetit E. Hoxha ishte i gatshėm ta flijoj popullin dhe partinė qė udhėhiqte, madje pasojat ai i pėrdori pėr tė argumentuar se, ja se si “armiku” donte ta dėmtonte shtetin dhe popullin. Kongresi i Katėrt i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe Kongresi i 20-tė i BS kishin definuar nė mėnyrė tė parikthyeshme prishjen pėrfundimtare tė miqėsisė midis BS dhe Shqipėrisė
Deri nė prill 1961 praktikisht prishen gjitha marrėdhėniet ekonomike me BS, largohen kėshilltarėt dhe deri nė maj 1961 ikin edhe ushtarėt sovjetik. Ndėrsa Hrushov nga ana e tij me rastin e Ditės sė Partisė (30.10.1961) i shpall tė prishura pėrfundimisht marrėdhėniet me Shqipėrinė dhe kėrkon hapur rrėzimin e E. Hoxhės nga pushteti.
Pėr diplomacinė shqiptare periudha e Luftės sė Ftohtė mbas viteve tė `60 tė shek. 20 ėshtė vlerėsuar si njė nga periudhat mė tė vėshtira. Kjo pėr arsye tė prishjes sė marrėdhėnieve diplomatike me BS, rėnia e nivelit tė bashkėpunimit me me vendet socialiste satelite tė Moskės, ikja nga Traktati i Varshavės, vijimėsia e marrėdhėnieve tė ngrira me shtetet fqinje, hezitimi pėr bashkėpunim ekonomik e kulturor me Perėndimin do tė shkaktonte pasoja tė rėnda gjeopolitike dhe gjeoekonomike pėr shtetin shqiptar.
Pėrkeqėsimi i marrėdhėnieve sovjetiko-shqiptare ndodhė nė njė kohė kur BS dhe SHBA-ja ishin ballafaquar fort lidhur me Krizėn e Berlinit (1958-1963) dhe Raketave nė Kubė (1962). Pra Moska ndodhej e ngarkuar dhe shumė e zėnė me marrėdhėniet ndėrkombėtare tė kalibrit tejet tė madh pėr kohėn.

4. Faza nėn patronatin Kinez (1961-78)
Shqipėria me politikėn e jashtme tė “kthesave” dhe “fillimeve” tė reja ka qenė rast specifik nė Bllokun e Lindjes. Rasti i radhės sė kalimit nga patronati i BS nė atė Kinez pėrforcon edhe mė shumė pikėpamjen, se ky akt specifik ėshtė i lidhu me faktin se Kina nė kėtė kohė ishte e vetmja kundėrshtare e BS. Njė dallim nga patronatet e mėhershme ėshtė aspekti gjeografik- qė pėr pasojė kishte konsekuenca tė dyfishta: rritet autonomia shqiptare, nė anėn tjetėr mundėsia pėr ta pėrkrahur “partnerin vogėl” nė rast tė shpėrthimit tė ndonjė krize tė brendshme, ishte tejet i vogėl
Kontaktet e para shqiptaro-kineze vlerėsohet tė kenė qenė qysh nė vitin 1955 kur Shqipėrisė i jepet kredia e parė kineze. Ndėrsa kontaktet mė serioze fillojnė tė marrin formė mė intensive pas kryengritjes nė Hungari dhe po ashtu nė kuadėr tė Kongresit tė VII tė Partisė (1958) pėr tė vazhduar deri nė vitin 1960. Pas fazės transitore (1961-1963) marrėdhėniet mes Kinės dhe Shqipėrisė dhe partneriteti bėhen publike me vizitėn e palės kineze mė 7-17.1.1964.
Pėr rritjen e interesit ndaj Kinės dhe komunistėve kinez njė rol tė madh kishte luajtur Partia Komuniste e BS dhe Stalinit dhe kjo pėr arsye strategjike tė kohės. Ndėrsa nė Shqipėri fillimisht informacionet pėr Kinėn e Mao Ce Duni-n deri nė fillim tė viteve `50 ishin tė kufizuara dhe kontradiktore. Flitej pėr njė vijė specifike kineze pėr ndėrtimin e socializmit. Njė delegacion nga Shqipėria me nė krye E. Hoxhėn nė vitin 1956 bėri njė vizitė nė Kinė, pak kohė mbas mbajtjes sė Kongresit tė 20-tė tė PKBS. Delegacioni shqiptarx kishte marrė pjesė edhe nė Kongresin e 8-tė tė PK tė Kinės. Delegacioni nga Shqipėria ishte treguar i “pėrmbajtur” sa i pėrket trajtimit, sidomos tė teorisė marksiste-leniniste, qė ndryshonte jo vetėm nga ajo si kuptohej nga pala shqiptare por edhe nga teoria sovjetike.
Lėvizja e Shqipėrisė drejt Kinės dhe ikja e saj nga poli i komunizmit sovjetik kishte disa shkaqe. Pėr ta kuptuar kėtė lėvizje duhet shikuar aspektin historik ku dihet se Shqipėria ishte ndėr tė paktat vende tė Evropės Lindore qė gjatė LDB nuk pati ndihmė konkrete politike e ushtarake sovjetike; nė pikėpamjen gjeopolitike ikjen nga Moska e favorizonte distanca gjeografike dhe se politikisht asnjė shtet pėrreth shtetit shqiptar nuk ishte nė strukturat politike e ushtarake tė kontrolluara nga Moska; nga aspekti gjeostrategjik pala shqiptare kishte bėrė pėrgatitjet qė tė siguronte vendin nė tre pikėpamje: njė lidhje aleance me ndonjė fuqi, vijimėsisė komuniste tė regjimit dhe moscenimi i bashkėpunimit me vendet socialiste tė rajonit. Kjo prishje e marrėdhėnieve diplomatike me BS dhe daljen nga Pakti i Varshavės Shqipėria nuk kishte mė kurrfarė pengese t`i bėhet krah i Kinės komuniste.
Pas prishjes sė marrėdhėnieve me BS ekspertėt sovjetik u zėvendėsuan me ata kinez. Tani kishte filluar tė futet fryma kineze nė fushate ndryshme nė Shqipėri. Nė tė vėrtetė Shqipėria dhe Kina ishin dy vende pa kurrfarė lidhje historike, gjeografike, ekonomike, kulturore, shpirtėrore e civilizuese. Pra gjithēka duhej tė ndėrtohej qė nga fillimi. E vetmja pikė e pėrbashkėt, si pikėmbėshtetje kryesore ishte ideologjia komuniste. Madje edhe kjo pikė shihej me rezerva nga Tirana dhe Pekini. Mirėpo nevoja e kohės kishte detyruar qė skepticizmin ta zėvendėsonin me besimin, pėr tė kaluar nė pragmatizėm. Dhe duke pasur parasysh dallueshmėrinė e thellė mes kėtyre dy vendeve marrėdhėniet shqiptaro-kineze nuk arritėn asnjėherė tė ngrihen nė nivelin e marrėdhėnieve me domin vlerash tė pėrbashkėta. Si platforma kryesore tė bashkėpunimit mes Shqipėrisė dhe Kinės ishin dy dokumente kryesore: Deklarata shqiptaro-kineze e vitit 1964 dhe Deklarata Shqiptaro-kineze e vitit 1966.
Republika popullore Kineze dhe Kombet e Bashkuara pak a shumė ishin dy elementet e vetme qė lidhnin Shqipėrinė me botėn e jashtme. Shqipėria theksueshėm ra nė sy nė arenėn ndėrkombėtare nė vitin 1972 kur ajo nė KB kishte shtruar kėrkesėn dhe kishte filluar iniciativėn pėr pranimin e Kinės nė KB. Me udhėzime tė pėrhershme nga KQ i Partisė sė Punės qė nga mesi i viteve tė ’50 deri nė fund tė viteve tė ‘60 politika e jashtme shqiptare dhe diplomacia e saj ishte vėnė nė dispozicion dhe punonte pėr pranimin e Kinės nė KB. Kjo pėrpjekje e diplomacisė shqiptare kurorėzohet kur Asambleja e Pėrgjithshme e OKB e kishte miratuar me 25. nėntor 1971 rezolutėn shqiptare pėr pranimin e Republikės Popullore tė Kinės. Ky pranim ndonėse erdhi si pasoj e shumė faktorėve, Shqipėria kishte dhėnė njė kontribut tė madh nė kėtė drejtim.
Pas lidhjes me Kinėn diplomacia shqiptare nė vijat trasha orientohej e ndiqte atė kineze. Duke ndjekur njė linjė tė tillė diplomacia shqiptare po i shkaktonte probleme vetvetes. Me pėrparėsinė qė i dha marrėdhėnieve me Kinėn diplomacia shqiptare kishte shpėrfillur nė thelb gjeopolitikėn e vendit dhe kėrkesat e gjeoekonomike tė vendit.
Nė politikėn e brendshme kjo fazė lidhet ngushtė edhe me dėmtimin, mbylljen apo ndėrrimit tė funksionit tė 2169 objekteve fetare nė qytete e fshatra. Kėtu bėhet fjalė gati pėr tė gjitha kishat, xhamit e objektet tjera tė kultit.. Kjo ishte “dėshira e rinisė” dhe e “popullit”. Shqipėria shpallet shteti i parė ateist nė botė (1967), fenomen ky qė e bėn Shqipėrinė tė njohur nė Evropė dhe botė. Ajo me kėtė akt do tė hapė edhe “muzeun ateist”!

Shqipėria fillon tė distancohet nga Kina kur kjo e fundit fillon tė afrohet me armiken e pa kompromis tė regjimit komunist-leninist tė Tiranės, Jugosllavinė revizioniste, qėndrimi i tė dy palėve ndaj BS, hapja kineze drejt SHBA-sė, pėr qėndrimin e dy palėve ndaj politikės qė duhej ndjekur nė Ballkan, pėr ēėshtjet e sigurisė rajonale, si dhe pėr rolin dhe influencan e tė dy palėve brenda lėvizjes komuniste. Edhe mbivlerėsimi i rolit tė Rumanisė nė Ballkan preku palėn shqiptare. Largimi i Hrushovit dhe ardhja e Brezhnjevit nga ana e Kinės u vlerėsuar si kthesė nė Kremlin dhe u gjykua si mundėsi pėr ndryshimin e marrėdhėnieve tė ngrira mes dy vendeve. Mbase Kina kishte bėrė pėrpjekje qė ta bindė edhe “vėllanė vogėl” qė tė bėj tė njėjtėn gjė. Pėr E. Hoxhėn njė normalizim i marrėdhėnieve me BS ishte i papranueshėm sepse ai kishte edhe frikėn e dobėsimit tė vetvetes. Ėshtė vėrejtur me tė drejtė se diplomacia shqiptare nė kėtė kohė situatėn e shikonte bardh e zi. Edhe kėtu rishfaqen mangėsitė e diplomacisė shqiptare me pėrdorimin e metodės deklarative e tė faktit tė kryer, me qėndrimet e ngurtėsuara e me marrjen e qėndrimit tė pa negociueshėm. Edhe oportunizmi dhe kompromisi stigmatizoheshin nga politika dhe propaganda shqiptare e kohės si “pjella tė politikave borgjeze dhe revizioniste” ndaj si tė tilla ishin edhe tė papranueshme. Nė aspektin e politikės rajonale Kina vlerėsonte se ishte e rėndėsishme tė lidhej njė aleancė ushtarake trepalėshe nė Ballkan mes Jugosllavisė-Rumanisė-Shqipėrisė. Kjo pėr palėn shqiptare ishte e papranueshme, sepse konsiderohej si “... njė orvatje me karakter reaksionar nga ana e udhėheqjes kineze pėr ta futur Shqipėrinė socialiste nė kurthin e komploteve luftėnxitėse nėpėrmjet aleancave ushtarake...”.
Nė mesin e viteve tė 1970-ta pala shqiptare kishte filluar ta kuptojė se Kina nuk ishte ajo qė pati shpresuar dhe se nuk mund tė ishte aleate strategjike e Shqipėrisė. Gjatė kėsaj kohe vėmendjen politika e jashtme shqiptare e kishte drejtuar edhe nga ngjarjeve tjera evropiane. Si proces i rėndėsishėm kėtu duhet cekur ai i Helsinkit. Ky proces kishte nisjen e vet nė fillim tė viteve ’70 me bisedimet nė Vjenė dhe nė Helsinki e qė pėrfunuan me Aktin e Final tė Helsinkit (1975). Edhe Shqipėria ishte ftuar tė merrte pjesė. Por ftesa ishte refuzuar kategorikisht sepse “aty diskutoheshin interesat e klikave kapitaliste”. Ky refuzim lidhej edhe me pushtetin persona tė “xhaxhit” dhe ishte rruga pėr tė realizuar vetizolimin. Shqipėria kishte humbur edhe njė shans pėr tė dalė nga kokėfortėsia e saj e pėr t`u afruar me Evropėn. Marrėdhėniet e Shqipėrisė me fqinjėt e saj nė kėtė kohė (vitet ‘70), ndonėse kishte mjaft probleme arritėn nė njė ekuilibėr tė kujdesshėm. E. Hoxha kishte ftuar nė gjithė shtetet e Ballkanit dhe tė rajonit qė tė mos bėheshin instrumenta tė politikave tė Fuqive dhe blloqeve ushtarake e pėr tė punuar pėr njė Ballkan e rajon nė paqe e siguri. Me Jugosllavinė fillon njė pėrmirėsim i marrėdhėnieve. Ndėrsa me Greqinė pas njė periudhe shumė tė gjatė problemesh vitet ‘70 sjellin njė pėrmirėsim tė relatave dypalėshe kur vendosen edhe marrėdhėniet diplomatike. Ky hap kishte ēelur mundėsin pėr marrėveshje nė shumė fusha. Ndėrsa me Italinė marrėdhėniet dypalėshe ishin pėrqendruar kryesisht nė fushėn ekonomike.
Nė vitet ‘70 nė arenėn ndėrkombėtare kishte filluar tė ndėrkombėtarizohej vepra dhe figura e katolikes shqiptare Nėnė Terezės, e cila mė vonė do tė ngitet si simbol qė shprehė shpirtin e kombit shqiptar.Ajo nga regjimi komunist-leninist i Tiranės dhe E. Hoxha ishte sharė me epitetet tipike komuniste.
Pas mbajtjes sė plenumeve tė dytė (qershor 1977), tė tretė (nėntor 1977) dhe atij tė katėrt tė Komitetit Qendror tė PPSH nė janar 1978 ku ishin analizuar edhe marrėdhėniet me Kinėn, edhe pse plenumet kishin qenė tė mbyllura, ka tė ngjarė qė Kina tė kishte arritur tė siguronte materialin e diskutuar e si pasojė pala kineze me njė notė diplomatike tė veēantė nė korrik tė vitit 1978 bėri tė njohur ndėrprerjen e njėanshme tė ndihmave dhe kredive pėr Shqipėrinė. Me kėtė akt dolėn publikisht mosmarrėveshja shqiptaro-kineze.
Prishja e marrėdhėnieve mes kėtyre dy vendeve bėri qė Tirana ta shikojė Kinėn si vend qė kishte rėnė nė shėrbim tė “imperializmit dhe neokolonializmit”. Hoxha e kishte vlerėsuar afrimin kinez me Jugosllavinė si gjunjėzim i maoistėve para Titos, pėr ēka shefi nuk kishte mundur nė asnjė mėnyrė tė pajtohet me kėtė akt.
Shqipėria refuzonte idenė e Jugosllavisė pėr Lėvizjen e tė Paangashurave si dhe teorinė kineze tė “tre botėve” e cila buronte si nga nevoja pėr tė balancuar ndarjen dypolare tė botės me anė tė ngritjes sė njė poli tė ri ndėrkombėtar. Prishja e Shqipėrisė me Kinėn e vendosi atė “midis Lindjes dhe Perėndimit, midis sė shkuarės dhe tė ardhmes pa alternativė zhvillimi tė brendshėm dhe pa kurrfarė vizioni nė marrėdhėniet e saj ndėrkombėtar”.
Shqipėria nė fund tė viteve tė 70-ta kishte marrėdhėnie diplomatike me rreth 80 vende tė botės.
Periudha e tretė
1. Faza e emėrtuar si “splendit isolation” (1978-88)
Me prishjen e patronatit kinez fillon nė politikėne jashtme shqiptare njė fazė e mėvetėsisė e cila do tė vazhdoj deri nė ditėt tona. Politika e jashtme shqiptare e viteve tė shtatėdhjeta dhe tetėdhjeta mund tė pėrmblidhet me moton “vetėm kundėr tė gjithėve”. Dhe sipas kėsaj logjike “agjentėt e kapitalizmit, revizionizmit dhe imperializmit” kanė ngritur kundėr Shqipėrisė njė “bllokadė ideologjike, ekonomike dhe politike”, pra duke qėndruar si “bastioni” mbrojtės i mėsimeve tė “vėrteta” tė marksizėm-leninizmit. Mundėsia pėr tė marrė pjesė e pėr t`u hapur ndaj Perendimit nė procesin e Helsinkit nuk u shfrytėzua nga pala shqiptare. Meqė jemi kėtu mund tė themi dhe konfirmojmė vlerėsimin se “E. Hoxha u soll me fatet e Shqipėrisė si njė padron me pasurin e tij private”. Shqipėria kishte ngritur e fundit nė rajon partinė komuniste, e fundit u largua nga doktrina komuniste-leniniste, e fundit nė rajon theu kėtė ideologji, e fundit me stėrngarkime tė mėdha kaloi fazėn e tranzicionit. Mbase kjo e fundit edhe pėr shkak se diplomacia shqiptare kishte refuzuar tė pėrvetėsonte pikat e Aktit tė Helsinkit. Refuzimi i procesit tė Helsinkit ishte bėrė nga regjimi i E. Hoxhės sepse ishte i tėri kundėr doktrinės qė e praktikonte Tirana, kundėr doktrinės sė sigurisė dhe politikave tė ēarmatimit, si dhe kundėr doktrinės ideologjike e kulturore tė xhaxhit Enver. Dimenzioni human e i tė drejtave tė njeriut pėr regjimin e Tiranės u vlerėsua si “fjalė tė zbrazura dhe pakuptim” qė vinin nga shoqėria kapitaliste e borgjezisė. Regjimi i pėrbetuar e besnik i komunizmit leninist jo vetėm qė refuzoi pranimin e pėrfshirjes sė saj nė kėtė proces, ky pėr t`iu kundėrvėnė kėsaj fryme inicioi dhe nxori kushtetutėn ere tė vitit 1976 nė tė cilėn u sanksionuan ndalimi i po atyre pikave dhe qėllimeve qė ishin pjesė e Aktit tė Helsinkit. Kushtetuta e re ndaloi marrjen e kredive, mbrojtja e atdheut u ngrit si “detyrė mbi detyrat”, sanksionoi detyrimin pėr investime kolosale tė padobishme, marksizmi-leninizmi pėrcaktohet si ideologjia e vetme sunduese nė vend. Pra kushtetuta e vitit 1976 ishte porta qė mbylli procesin e Helsinkit pėr Shqipėrinė. Nėse pėr Bllokun e Lindjes Akti i Helsinkit ishte njė hapje drejt vlerave tė Perėndimit dhe mundėsi e pėrvetėsimit gradual tė tyre, Kushtetuta e 1976 ishte mbyllje ndaj tė gjitha vlerave qė kishte krijuar Evropa.
Shqipėria me politikėn e saj tė izolimit krijon njė model tė ri, tė katėrt pas LDB qė dallonte nga integrimi nė Bllokun e Lindjes, tė Perėndimit, apo pjesėmarrjes nė lėvizjen e shteteve neutrale tė lira nga blloqet. Shqipėria bėhet i vetmi vend duke refuzuar gjitha lidhjet me atė, apo kėtė grup shtetesh. Fillon njė nacionalizėm me frymėn e mėsimeve leniniste. Vetizolimi tėrhoqi vėmendjen e shumė studiuesve tė huaj si rast unik. Si datė e fillimit tė izolimit vlerėsohet 7.7.1978 pėr tė vazhduar deri nė shpėrthimin e vetėizolimit me pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė konferencėn e ministrave tė jashtėm nė Beograd (24-26.2.1988). Padyshim edhe kėtu kemi njė fazė kalimtare. “Izolimi paranojak”, siē ėshtė emėruar ndryshe nga studiuesit, e bėn Shqipėrinė edhe njėherė rast specifik tė veēantė qė dallon shumė nga historia e re e vendeve tė Evropės, njė vend qė me vetėdije ėshtė tėrhequr nė vetvete e qė ka ngritur autarkinė ideologjike, ekonomike e politike nė mėnyrė tė krahasueshme me dogmėn. Ndėrsa principin e splendid isolation e pėrshkruan mė sė miri neni i 28 i kushtetutės sė Shqipėrisė tė vitit 1976. Politika e jashtme shqiptare refuzonte “kapitalizmin”, qė ishte synonim i perėndimit, dhe “revizionizmin” qė pėrfshinte gjithė lindjen, Jugosllavinė BS dhe “satelitėt” e saj e deri nė Kinė. Vetėm Shqipėria e ndiente vetėn besnike e “mėsimit tė pastėr” tė marksizmit-leninizmit-stalinizmit. Dhe kishte marrė mbi vete detyrėn historike tė mbrojtjes sė kėsaj “trashėgimie” pėr ta mbrojtur. Shqipėrisė i mbetėn tė vetmit “miq” lėvizjet pėr pavarėsi nė botėn e tretė – nga Palestina, Irani e deri nė Zimbabve, pėr ēka nė politikėn praktike e financiare nuk luanin kurrfarė peshe.
Nė Bashkimin Sovjetik nė vitin 1985, pas disa viteve destabiliteti nė lidershipin politik tė Kremlinit, kishte ardhur nė krye M. Gorbaēovi. Ky ishte i ballafaquar me shumė sfida tė natyrave tė ndryshme pėrbrenda BS. Ai ngriti ekipin e njohur tė “perestrojkės dhe glasnost”. Perestrojka kishte nė pėrmbajtje programin e ristrukturimit ekonomik dhe politik tė BS. Administrata qė kishte trashėguar Gorbaēov ishte tejet e mbingarkuar dhe shumė e korruptuar. Kėto degjenerime kishin sjellė me kohė humbjen e besimit tek populli. Pėr tė realizuar ristrukturimet e propozuara nga perestrojka dhe glasnost nevojitej dhe kėrkohej edhe ndryshimi i autoritetit tė liderit tė Moskės, pra i pozitės sė Gorbaēovit. Procesi i reformave ishte i mundimshėm dhe kėrkonte shumė kohė aq sa kundėrshtarėt e liderit tė ri filluan tė pėrfitojnė nga situata e krijuar. Nė arenėn ndėrkombėtare e diplomatike i pari i Moskės ishte pėrpjekur qė tė bindė perėndimin e botėn nė pėrgjithėsi se, BS nuk do tė jetė mė asnjė lloj rreziku nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, mbase kjo bėhej edhe pėr qėllimin dhe interesat e nevojėn e madhe qė kishte pėr t`u mbėshtetur nė ringritjen ekonomike tė vendit. Tashmė kishte filluar filozofia e pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė e qė po shkonte drejt njė rendi tė ri.
Ndryshime nė vitet ‘80 kishte pasur edhe nė Evropėn perėndimore. Kėto ndyshime lidhen me figurat e njohura qė dhanė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė procesin e integrimeve evropiane, roli e iniciativa e Monesė dhe Shumanit, qė u mbėshtet edhe nga De Gol dhe Adenauer, drejt bashkimit ekonomik evropian. Pastaj pason iniciativa e Gensher-it dhe e Kolombos e njohur si “Akti Evropian” i cili nė qershor 1983 u miratua si dokument i emėrtuar “Deklarata solemne mbi Bashkimin Evropian”. Ky akt shumė i rėndėsishėm nė procesin e integrimeve evropiane, qė ishte njė iniciativė e mbėshtetur nė vullnetin e lirė tė shteteve, afirmonte vullnetin politik tė shteteve anėtare tė Komunitetit Evropian pėr tė pėrcaktuar strategjinė e ardhshme drejt Bashkimit Evropian. Duke e vazhduar rrugėn e De Golit dhe Adenauerit, edhe Miterani francez bashkė me gjermanin Kohl aktualizuan dhe punuan nė vazhdimin e projektit drejt Bashkimit Evropian. Edhe nė pjesėn e Evropės Lindore kishte pas disa lėvizje qė lidheshin edhe me ecuritė dhe rrethanat qė po zhvilloheshin brenda BS. Kemi njė dukuri qė lidhej me ndryshimet kushtetuese tė shteteve dhe organizimet administrative. Fillon tė shfaqet sfidat etnike dhe fetare nė gjitha vendet e Evropės Lindore. Kisha Katolike polake kishte filluar tashmė tė nxiste popullin polak pėr demokraci kombėtare e antikomuniste. Si element tjetėr nė pjesėn lindore tė Evropės ishte edhe disidenca politike antikomuniste. Pėrderisa kjo ndihej gati nė tė gjitha vendet e lindjes, nė Shqipėri mungonte njė frymė e tillė. Lėvizjen disidente e kishin mbėshtetur edhe lėvizjet greviste e sindikaliste.
Pėrderisa nė tė dy anėt e blloqeve kishin filluar procese tė kundėrta, nė Shqipėri u mbajt Kongresi i 8-tė i Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Kėtu u trajtuan ēėshtjet ndėrkombėtare dhe politika e jashtme shqiptare. Kjo fushė vlerėsohet tė ketė qenė mė pėr zemėr pėr . Hoxhėn. Pasioni i tij pėr zhvillimet ndėrkombėtare dhe politikėn e jashtme shqiptare kishte reflektuar e ndikuar nė tė gjitha skajet e Shqipėrisė qė pati sjellė edhe pasoja mbase edhe “patologjike politike”. Ishte njė strategji e Hoxhės qė pėr t`iu ikur dėshtimeve brenda vendit, edhe atėherė kur “lopa nuk kishte qumėsht”, ai i referohej situatave dhe rrethanave ndėrkombėtare dhe zbrazte akuzat drejt rrethimit nga imperializmi e revizionizmi dhe rrezikun qė ishte “real” pėr diktaturėn komuniste shqiptare qė po i kanosej Shqipėrisė. Kjo strategji e spostimit tė vėmendjes nga nevojat dhe problemet e vendit nė zhvillimet ndėrkombėtare kishin arritur aq thellė sa edhe ēobani e bujku i Shqipėrisė kishte filluar tė merret me politikėn ndėrkombėtare, pra kishte kaluan nė njė patologji politike qė do tė linte pasoja tė rėnda nė tė ardhmen e politikės shqiptare – dhe kjo do tė hynte aq thellė sa “ministri i bujqėsisė gjatė vizitave tė ndryshme jashtė shtetit do tė fliste pėr politikėn e jashtme”.
Nė Kongresin e 8-tė E. Hoxha kishte marrė nė gojė edhe rastin e Kosovės. Ishte koha e zhvillimit tė demonstratave shqiptare tė 1981-shit qė ishin zhvilluar nė Prishtinė bashkė me pasojat vijuese. “Xhaxhi” Enver i kishte dhėnė disa pėrgjigje disa tezave serbe qė ishin aktualizuar nė ato rrethana lidhur me aspekte tė ndryshme tė shqiptarėve nė Jugosllavi e sidomos atyre nė Kosovė. Nė kėtė Kongres “xhaxhi” kishte pėrdorė pėr herė tė pare nė mėnyrėn e tė hapur tė vėrtetat historike tė shqiptareve. Pėrse ai e kishte bėrė kėtė mund tė ketė arsye tė ndryshme. Ai pėr herė tė parė kishte shpalosur pėrmbajtjen e bisedės nė Beograd me Titon nė vitin 1946, ku sipas “xhaxhit”, pasi e kishte pyetur Tito nė fund tė takimit lidhur me qėndrimin e tij rreth Kosovės, ai duhet tė jetė pėrgjigjur se “mendimi i palės shqiptare ėshtė se Kosova dhe viset tjera tė banuara nga shqiptarėt i pėrkasin Shqipėrisė dhe duhet t`i kthehen asaj”, ndėrsa Titoja i ishte pėrgjigjur se “jam dakord me pikėpamjen tuaj, por tash pėr tash nuk mund ta bėjmė dot kėtė gjė, sepse serbėt nuk do ta kuptojnė”. Ndėrsa “xhaxhi” duhet t`i ketė besuar kėtij premtimi. Pra diplomacia shqiptare komuniste duket se nuk ka qenė e aftė, mbase ishte edhe amatore, qė t`i kuptoj drejtė mesazhet politike qė i vinin nga Jugosllavia. Edhe pse ai pozicionohet nė pėrkrahje tė shqiptareve tė Kosovės, lidhur me demonstratat e `81-shit ai deklaron se Shqipėria nuk kishte kurrfarė rroli ndikues apo nxitės. Ndėrsa kėrkesėn e shqiptarėve pėr republikė brenda Jugosllavisė e kishte pėrkrahur, duke u larguar heshturazi nga pozicioni qė duhet tė ketė pas mbas LDB nė takimin me Titon. Ky pozicionim i E. Hoxhės duhet tė ketė ndikuar qė ai tė fitoj “respekt tė konsiderueshėm brenda faktorit shqiptar nė Ballkan”.

Nė fakt vetizolimi kishte filluar ti japė rezultatet e saja qė u ndjenė nė tė gjitha fushat e jetės. E gjendur nė njė situatė tė tillė politika e jashtme shqiptare ishte e detyruar t`i rikthehej me kujdes fqinjėve tė tjerė si Greqisė, Italisė dhe Turqisė. Pala shqiptare qė nuk kishte fare disponim tė mirė pėrballė hapjes sė kėtyre shteteve pėrballė perėndimit dhe organizatave tė tij, duke qenė nė njė situatė emergjente kishte filluar tė hyjė detyrueshėm nė bashkėpunim me ato. Kėshtu nė vitet `80 hetohet njė pėrmirėsim i marrėdhėnieve dypalėshe me Greqinė. Fillon njė bashkėpunim nė fushėn ekonomike dhe tė kulturės. Miqėsia me Greqinė ishte pėrmbledhur nė njė libėr nga E. Hoxha me titull “Dy Popuj Miq”. Njė afrim hetohet edhe drejt Italisė. Tirana duke pėrdorur kartėn se, ajo kishte qėndrim anti-jugosllav ishte pėrpjekur tė ofrohet me Italinė, meqė Hoxha i dinte rivalitetet e mėhershme mes dy vendeve. Fillon hapja pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja nė vend, edhe pse nėn njė kontroll tė rreptė. Pėrpjekjet pėr afrim me Italinė ishin shumė tė vonuara dhe se strategjia qė po pėrdorte E. Hoxha tashmė qė kaherė ishte e tejkaluar. Ndėrsa lidhur me marrėdhėniet me BS dhe SHBA-tė nuk kishte ndryshuar asgjė. Ēelėsi qė i kishte venė regjimi kėtyre dy vendeve me kushtetutėn e vitit 1976 ishte ende nė fuqi.

2. Faza e “Approaching the European Mainstream” nga viti 1988
Politika e vetizolimit, natyrisht, nuk kishte jetė tė pėrhershme. Mbase shtrohej pyetje se kurė do tė “shpėrthej” izolimi, dhe jo se a do tė shpėrthej. Fundit tė ideologjisė sė realsocializmit nė Evropėn Lindore dhe Juglindore i paraprirė nga Perestrojka nė BS qė nga viti 1985 nuk ka mundur t`i ikė as Shqipėria si nė aspektin ideologjik, politik e ekonomik. Gjendja e vetėshkaktuar e katastrofės ekonomike nė vend luanjti rolin e saj. Nė Shqipėri, pas vdekjes sė E. Hoxhės (1985), pozitėn e tij e kishte marrė Ramiz Alia. Fillimisht nė politikėn shqiptare asgjė nuk ndryshoi dukshėm. Ardhja e Alisė koincidoi me ardhjen nė pushtet tė Gorbaēovit nė BS. Edhe nė politikėn e jashtme Aliu kishte zgjedhur rrugėn e “xhaxhit” Enver, i qėndroi besnik linjės sė tij. Alia nė plenumin e 9-tė tė PPSH (22/23.01.1990) deklaron se BS e kishte fajin pėr rėnien e socializmit dhe se ishte i bindur se ky proces i rėnies, tė paktėn ashtu kishte deklaruar, nuk do ta prekte Shqipėrinė dhe se vendi do ta vazhdojė rrugėn e saj tė trashėguar tė leninizėm-stalinizmit. Qėndrimi i R. Alizė lidhej me energjinė qė i kushtoi mė shumė ruajtjes sė ekuilibrave tė vegjėl qė e sollėn nė pushtet, sesa atyre tė mėdha qė do tė ndryshonin dhe do ta reformonin vendin drejt hapjes dhe Evropės. Sfidat e Alisė lidheshin pos tė tjerash edhe me varfėrinė nė vend, shtypja gjerore, dhe izolimi.
Njė hap i rėndėsishėm qė duhet cekur ėshtė afrimin me Gjermaninė perėndimore qė kishte pasuar qė nė kohėn e Enverit. Kėrkesa pėr kalim transit nėpėr Shqipėri nga ana e Franz J. Shtraus nė verėn e 1984 ishte shfrytėzuar qė ai tėrthorazi t`iu bėj me dije palės shqiptare se ishte i interesuar pėr dobėsimin e BS dhe qė do tė sillte shfaqjen e tendencės pėr bashkimin e Gjermanisė. Vizita-tranzite e Shtrausit nė Shqipėri vlerėsohet se nuk ishte e rastit, po lidhej ngushtė me strategjinė e diplomacisė sė jashtme tė Gjermanisė perėndimore.
Edhe pse Alia nė fillim ishte pėrpjekur tė mbajė linjėn e pasardhėsit tė tij, prapė nė veprimet e tija, sidomos nė fundin e viteve tė ’80 ėshtė vėrejtur njė hap i heshtur drejt hapjes, edhe pse ato ishin njė rrugėtim ... reformues plot hezitime, kur nė vendet e Evropės Lindore tashmė e kishin pėrfunduar procesin. Kėtė e bėjnė tė besueshme disa nga vizitat qė ai kishte filluar t`i bėj jashtė vendit. Ai mė 28.09.1990 kishte marrė pjesė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė me ē`rast kishte mbajtur njė fjalim dhe ishte takuar me burrėshtetas tė ndryshėm. Kėtu veēojmė takimin me presidentin amerikan Bush dhe kryeministren angleze zonjėn Theqer. Gjendja e rėndė ekonomike dhe situata tejet katastrofale kishte detyruar udhėheqjen shqiptare qė tė nxjerr dy dekrete (31.07.1990) me tė cilat hapet mundėsia e marrjes sė kredive jashtė vendit. Njė hap tjetėr drejt hapjes sė Shqipėrisė i njė rėndėsie tė madhe ishte paraqitja e kėrkesės pėr tu pranuar nė KSZE (paraardhėsen e OSBE-sė apo e njohur edhe si Helsinki). Ky hap ishte i rėndėsishėm sepse pranimi i vendit lidhej ngushtė me pranimin e vlerave tė tė drejtave tė njeriut, lejimi i sistemit pluralist shumėpartiak. Njė kėrkesė tė tillė e kishte bėrė nė adresėn e Tiranės Sekretari i Pėrgjithshėm i OKBsė de Kuelari me rastin e vizitės qė i bėn Shqipėrisė (11-13.05.1190) – ishte kjo vizita e parė qė i bėhet nga Sekretar i OKB-sė. Ramiz Alia tashmė kishte filluar “heshturazi” tė ikė nga politika e E. Hoxhės dhe kishte marrė hapat edhe drejt afrimit me Bashkėsinė Evropiane. Alia vlersohet vetėm nė njė pikė tė rėndėsishme se kishte realizuar njė kalim paqėsor nga diktatura nė demokraci, edhe pse me plot hezitime. Me zgjedhjen e lira dhe ngritjen e qeverisė demokratike (1992) fillon dhe arrihet koha e “European Mainstream”.
Nėse deri tani ėshtė shtruar teza, se Shqipėrinė prej 1912/1914 deri 1978 ishte nėn patronate dhe antiteza tjetėr, se qė nga 1978 deri 1988 ka qėndruar vetizolimi, me kthesė mund tė themi se politika e jashtme shqiptare fillon tė hyjė nė binarėt e “normales” duke hyrė nė bashkėsinė dhe shtėpinė e pėrbashkėt tė Evropės. Kthesa nė Shqipėri pėrcillet me disa fenomene tejet shqetėsuese ku qytetarėt e saj donin tė iknin e ta lėshonin vendin me turma masive. Tragjeditė ishin tė programuara. Valėt e refugjatėve tėrheqin vėmendjen e Evropės drejt “vendit tė harruar”.
Nė aspektin diplomatik Shqipėria lidhė marrėdhėnie me armiqtė e “pėrbetuar” BS (1990), SHBA-tė (1991) dhe dorėzohet para Anglisė me tė cilėn lidh marrėdhėniet pa kushte (1991). Kthesa nė Shqipėri koincidon edhe me fillimin e rėnies, shkatėrrimit tė Jugollavisė sė Titos dhe fillimit tė krizės dhe situatės edhe nė Kosovė. Pėr tė parėn herė Shqipėria, nė kuadėr tė njė konference tė KSZE-sė pėr pakicat qė po zhvillohej nė Gjenevė (qershor 1991), kishte shfrytėzuar rastin qė tė shprehet lidhur me gjendjen nė Kosovė nė kuadėr tė njė organizate si kjo qė theksuam.. Shqipėria edhe mė herėt kishte ngritur zėrin pėr shkeljen e tė drejtave tė shqiptarėve nė Jugosllavi, si rasti i demonstratave tė 1981-ės, mirėpo Shqipėria nuk kishte shfrytėzuar tė drejtėn e saj qė tė ngrehė zėrin e saj edhe para OKB-sė, meqė ajo tashmė ishte anėtare e saj me tė drejta e plota.
Nė raport me Greqinė vazhdon njė stabilizim i marrėdhėnieve edhe mė i theksuar qė tashmė kishte filluar qysh nga faza e vetizolimit. Mbas kthesės edhe Turqia fillon t`i ofrohet Shqipėrisė. Ndėrsa Italia edhe mė tutje mbetet fqinja mė e preferuar. Edhe pranimi nė OECD si anėtare, shtet nė zhvillim, ishte ndihmuar e pėrkrahur nga Italia e Gjermania. Me shpėrthimin e valės sė tretė tė refugjatėve (gusht 1991), qė nga njė medium gjerman ishte gjykuar si skenar i planifikuar nga Alia dhe kryeministri Bufi – mėnyrė kjo pėr tė nxitė dhėnien e ndihmave Shqipėrisė, dhe pavarėsisht a ėshtė kjo e saktė a jo, vala e tretė e refugjatėve kishte ndikuar qė Shqipėrisė t`i premtohen e t`i jepen ndihma nė miliona nga Italia, Gjermania, Bashkėsia Evropiane, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, Banka Botėrore etj.).
Ndryshimet nė politikėn e brendshme dhe ndėrkombėtare nė fund tė viteve ‘80 shpien nė fillimin e viteve tė 1990, nė ndryshimin e sistemin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, pra siē e pamė, ndikoi edhe nė rajonin e Evropės Juglindore. Pėrveē faktorėve historik dhe politikės sė brendshme politikėn e jashtme dhe tė sigurisė nė kėtė pjesė tė Evropės e pėrcaktuan edhe kėto zhvillime: fundi i Luftės sė Ftohtė dhe rėnia e rėndėsisė strategjike tė rajonit, Rėnia e Paktit tė Varshavės qė ishte si pikėmbėshtetje e rėndėsishme pėr shtetet anėtare tė Bllokut tė Lindjes, kalimi nė sistemin pluralist shumėpartiak, Shkatėrrimi i Jugosllavisė, zgjerimi dhe ndėrtimi i strukturave evropiane Bashkėsia Evropiane- Bashkimi Evropian, OSBE-ja- pra dinamika e integrimeve, duke mos pėrjashtuar edhe faktor tjerė. Me kėto ndryshime bien poshtė edhe shtyllat kryesore tė sigurisė dhe politikės sė jashtme nė Evropėn Juglindore. Shqipėria e humbė relevanten gjeostrategjike. Mirėpo kthesa mundėsoi qė rajoni dhe Shqipėria tė ridefinojnė strategjinė e politikės sė jashtme.

= = = = =
(Pėr shkaqe teknike u hoqėn fusnotat)


St. Gallen 2012
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks