|
|
Nė janar 2013, vendim pėr qeset e plastikės
Prishtinė, 7 gusht 2012 -Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor tė Kosovės, Dardan Gashi, ka takuar sot drejtorin ekzekutiv tė Odės Ekonomike Amerikane nė Kosovė, Arian Zeka, dhe udhėheqėsin e kompanisė "Viva Fresh", Ylber Kuraja.
Sipas njė njoftimi tė MPH, pėrfaqėsuesit e OEA-sė kanė shprehur gatishmėrinė e tyre pėr pėrkrahjen e njė udhėzimi ligjor nga Ministria e Mjedisit, pėrmes tė cilit pagesa e qeseve tė plastikės do tė bėhej e detyrueshme pėr tė gjitha bizneset.
"Ky shqetėsim i OEA vjen pėr arsye se vendimi pėr vendosjen e akcizės nga ana e Ministrisė sė Financave nuk e bėn kategorizimin e qeseve tė cilat hyjnė nė Kosovė dhe nuk parasheh akcizė pėr lėndėn e parė pėr prodhimin e qeseve nė vend. Sipas tyre, kjo 'paqartėsi' ligjore ka hapur dyert pėr rrugė alternative tė pajisjes sė bizneseve tė vogla me qese tė plastikės, duke mos i faturuar ato", thuhet nė deklaratėn e MPH-sė.
Ministri Gashi ka siguruar se kjo masė e marrė nga Ministria e Financave ėshtė e pėrkohshme dhe se do tė rishqyrtohet nė janar tė vitit 2013.
|
|
|