|
|
Hejg: Po bėhemi gati pėr jetėn pas Asadit
Londėr, 10 gusht - Sekretari i jashtėm britanik, Uilliam Hejg, nė njė shkrim autorial nė tė pėrditshmen Times, u bėri thirrje tė gjitha vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė punojnė bashkėrisht, pėr ti dhėnė fund luftės sė pėrgjakshme nė Siri.
Duke hedhur poshtė mundėsinė e dėrgimit tė armatimit nė zonat e konfliktit nė vendet e pėrfshira nga Pranvera Arabe, Hejg tha se vendi i tij ofron asistencė tė paarmatosur.
Pėr shembull, ne jemi duke financuar aktualisht pajisje mjekėsore dhe tė komunikimit pėr grupet opozitare sirianė, shkruan Hejg, duke shtuar se do tė ofrojnė pajisje edhe pėr filitrimin e ujit, gjeneratorė rryme dhe pajisjet e ndihmės sė shpejtė mjekėsore.
Ai pėrmendi gjithashtu ndihmėn e katėrfishuar tė autoriteteve britanike pėr refugjatėt, vendosmėrinė pėr tė mbajtur pėrgjegjės ata qė kryejnė krime lufte dhe shtimin e presionit mbi pushtetin e presidentit Bashar al-Asaf nėpėrmjet masave paqėsore.
Nė tė pėrditshmen Times, Hejg shkruan se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė jetė gati tė plotėsojė vakuumin pas largimit tė Asadit.
|
|
|