|
|
Myftiu Tėrnava uroi besimtarėt pėr festėn e Bajramit
Prishtinė, 18 gusht 2012 Kreu i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Naim Tėrnava, uroi sot besimtarėt islamė dhe qytetarėt e Kosovės pėr Fitėr Bajramin.
Nė emėr tė Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Republikės sė Kosovės, tė institucioneve tė saj dhe nė emrin tim personal i pėrgėzoj tė gjithė besimtarėt pėr pėrmbushjen e njėrit prej obligimeve kryesore tė fesė islame, agjėrimit tė muajit tė Ramazanit, dhe tiu urojė festėn e Fitėr Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhėrishėm pėr mirėqenien, lumturinė dhe shėndetin tuaj, thuhet pos tjerash nė urimin e Tėrnavės.
Nė kėtė ditė feste e gėzimi, kėrkoj nga ju, kudo qė jeni, ti ruani vlerat e virtytet tona fetare e kombėtare. E kemi pėr obligim qė tė angazhohemi, punojmė pėr njė tė ardhme sa mė tė mirė pėr vendin tonė, qė fėmijėve tanė tju sigurojmė njė jetė me dinjitet, njė vend me perspektivė, njė vend ashtu siē e dėshirojmė.
Kjo festė na gjen mė tė organizuar si shoqėri, mė tė konsoliduar si shtet, mė tė fuqishėm si komb e popull, kjo pėr faktin ngase sivjet jemi edhe nė vitin jubilar tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, viti kur merr fund edhe pavarėsia e mbikėqyrur e Kosovės, andaj kemi shumė mė shumė arsye tė festojmė.
Duke ju pėrshėndetur e pėrgėzuar, mė lejoni tju shpreh urimet dhe pėrgėzimet mė tė sinqerta tė gjithė vėllezėrve e motrave kudo qė gjenden, thuhet nė urimin e kreut tė BIK-ut.
|
|
|