Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Shprehet shqetėsimi pėr normat e larta tė interesit tė kredidhėnies

Prishtinė, 29 gusht 2012 - Nė mbledhjen e Komisionit pėr Mbikėqyrje tė Financave Publike, tė kryesuar nga kryetari i komisionit Ali Sadriu, u shqyrtua raporti vjetor i Bankės Qendrore tė Kosovės dhe pasqyrat e audituara financiare, pėr vitin 2011. Nė kėtė takim ishte i pranishėm guvernatori i BQK-sė, Gani Gėrguri, i cili raportoi nė komision lidhur me kėtė raport, duke u pėrgjigjur po ashtu nė disa nga ēėshtjet qė u ngritėn gjatė kėtij takimi nga anėtarėt e komisionit.

Fillimisht, kryetari i komisionit Ali Sadriu, theksoi se raporti vjetor i BQK-sė dhe pasqyrat e audituara financiare, pėr vitin 2011, ka dhėnė sinjale tė qarta se BQK-ja ka shėnuar njė progres krahasuar me vitin paraprak. Madje kėtė fakt e pohuan edhe anėtarėt tjerė tė komisionit. Mes tjerash Sadriu pėrmendi fillimin e tregut tė letrave me vlerė duke e cilėsuar si njė sinjal pozitiv qė po lėviz, ndėrsa si mangėsi ai e pėrmendi edhe kartonin e gjelbėr pėr bashkatdhetarėt nga diaspora.
Me kėtė rast guvernatori i BQK-sė, Gani Gėrguri, duke folur pėr zhvillimet ekonomike, aktivitetin e tyre mbikėqyrės, pasqyrat financiare, si dhe pėr projektet tė cilat janė nė zhvillim e sipėr nga BQK-ja, tha se shteti ynė vitin 2011 e ka pėrmbyllur me njė pėrfomancė stabile makroekonomike. Sipas tij rritja reale e prodhimit bruto tė brendshėm i vendit tonė ka qenė pėr 5 pėr qind. Ndėrsa, shtoi se deficiti i lartė nė llogarinė rrjedhėse vazhdon tė mbetet sfidė pėr ekonominė e vendit tonė. Sipas tij pėr gjatė kėtij viti BQK-ja ka avancuar edhe agjendėn legjislative tė sektorit financiar, duke pėrmendur mė tej faktin se asetet e sektorit financiar, vitin e kaluar janė pėrmbyll me rreth 3 miliard e gjysmė.
Guvernatori Gėrguri duke folur edhe pėr mbikėqyrjen e BQK-sė ndaj institucioneve tjera financiare vlerėsoi se nė kėtė aspekt ka pėrmirėsime ndaj pagesės sė dėmeve nga ana e kompanive tė sigurimeve.
Mė tej guvernatori Gėrguri foli edhe pėr projektet tė cilat janė nė zhvillim e sipėr nga ana e kėtij institucioni, ndėrkaq theksoi se me ndihmėn e Bankės Botėrore janė duke punuar nė hartimin e legjislacionit sekondar. Po ashtu ai tha se mė 17 shtator do tė kenė njė mision tė pėrbashkėt me FMN-nė dhe Bankėn Botėrore pėr tė realizuar njė program tė vlerėsimit tė sektorit financiar tė shtetit.
Nėnkryetari i komisionit, Ramiz Lladrovci, dhe anėtarėt Adem Grabovci e Valbona Dibra, duke vlerėsuar pozitivisht raportin e BQK-sė, pėrgėzuan guvernatorin pėr punėn qė ėshtė bėrė nė kėtė institucion. U theksua se viti 2011 ėshtė pėrmbyllur mė njė stabilitet tė qėndrueshėm financiar. Ndėrkaq, kėrkuan sqarime nga guvernatori lidhur me normat e interesit nėse do tė kishte ndonjė rrugėzgjidhje pėr ulje tė kėsaj norme, si dhe pėr kartonin e gjelbėr
Ndėrsa, anėtari i komisionit, Armend Zemaj, duke kritikuar qeverinė pėr faktin se nuk i ka kushtuar vėmendje zhvillimit ekonomik tha se BQK-ja duhet tė jap rekomandime mė tė qarta se si tė dilet nga kriza ekonomike. Ndėrkaq, sa i pėrket normave tė larta tė interesit, ai tha se roli i BQK-sė shihet vetėm si pėrcjellėse, meqė nuk ėshtė hasur nė ndonjė shtytje konkrete rreth uljes sė normave. Mė tej, kryetari i komisionit Ali Sadriu, si dhe anėtari i komisionit Armend Zemaj, kėrkuan sqarime nga guvernatori Gėrguri lidhur me operimin e bankave ilegale nė territorin e Kosovės.
Guvernatori Gėrguri duke u pėrgjigjur nė shqetėsimet e deputetėve pėr normat e larta tė interesit tha se BQK-ja ėshtė e limituar, meqė Kosova nuk e ka valutėn e saj. Prandaj, shtoi ai, nuk mund tė ushtrohet kredi monetare dhe kreditore. Megjithatė, ai pranoi se kėto norma janė tė larta, por BQK bashkarisht me institucionet e Kosovės do tė bėjnė pėrpjekje maksimale pėr tė kontribuar nė rėnien e mėtejmė tė kėtyre normave. Ndėrsa, sa i pėrket ēėshtjes sė ekzistimit tė ndonjė banke ilegale nė territorin e Kosovės ai tha se nė rast tė ndonjė informacioni pėr raste tė tilla, do tė ndėrmerren masa tė menjėhershme, ndėrsa pėrmendi edhe ekzaminimin e dy zyrave nė dy komuna tė Kosovės.

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks