Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Podujevė: Gjendja mė e rėndė me zjarret afėr zonės kufitare me Serbinė

Podujevė, 29 gusht 2012 - Kėto ditė disa pyje tė komunės sė Podujevės i ka pėrfshirė zjarri. Drejtoria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shėrbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpėtimit, si dhe Stacioni i Policisė nė Podujevės kanė marrė tė gjitha masat qė tė koordinohen dhe tė intervenojnė nė fikjen e zjarreve. Dje drejtori i Drejtorisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural Vezir Januzi nė shoqėrim tė zyrtarėve komunal ka vizituar ato zona pėr tė parė gjendjen pėr sė afėrmi, ku ka takuar edhe njėsitin e zjarrfikėsve dhe tė policisė pėr tė koordinuar veprimet. Gjendja mė e rėndė ishte nė malet e Repajės tė fshatit Dumnicė afėr zonės kufitare me Serbinė dhe ajo e maleve tė Pėrroit tė Kurrizit nė fshatin Popovė. Por konfiguracioni gjeografik i maleve tė Popovės ku ishin pėrfshirė nga zjarri e bėnte tepėr tė vėshtirė apo gati tė pamundur intervenimin nga njėsiti i zjarrfikėsve tė Komunės sė Podujevės pėr shkak tė pjerrtėsisė sė madhe. Prandaj janė thirrur pėr ndihmė organet qendrore kompetente, por deri mė tani nuk ka pasur asnjė ndihmė. Dje janė shuar zjarret nė malet e pyllėzuara me pisha nė fshatin Kėrpimeh, po ashtu edhe nė disa lokalitete tjera ku intervenimi ka qenė mė i lehtė.

Sipas raportit tė Shėrbimit tė Zjarrfikėsve deri mė tani vetėm gjatė muajit gusht ka pasur intervenime nė 308 raste tė zjarreve fushore, pyjore, hamulloreve, shtyllave elektrike etj. Nė Bradash ėshtė djegur njė shtėpi e vjetėr, 3 hektar pisha dhe 2 hektar mal. Nė fshatin Sibovc njė pleme me ushqim bagėtie, pastaj nė 5 raste tjera ka pasur djegie tė ushqimit tė bagėtive nėpėr lokacione tė ndryshme tė komunės. Gjithashtu djegie tė pyjeve pėrpos fshatit Dumnicė dhe Popovė ka pasur edhe nė Pėrpellac. Sipėrfaqja e dėmtuar e pyjeve nga zjarret ėshtė pėrafėrsisht 30 hektar, ndėrsa sipėrfaqja fushave, hamulloreve dhe barit tė thatė 200 hektar.
Intervenimet nė shuarjen e zjarreve po vazhdojnė edhe mė tej.

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2013 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks