|
|
LDK tėrhiqet nga Komisioni pėr reformėn zgjedhore
Prishtinė, 29 gusht 2012 - Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė tėrhequr nga Komisioni pėr Reformėn Zgjedhore nė shenjė pakėnaqėsie me mos respektimin e marrėveshjes ndėrmjet liderėve politik pėr ndryshimet kushtetuese dhe reformat zgjedhore, qė nė fakt prekte edhe nė mandatin e presidentes aktuale dhe institucioneve tė vendit.
Lajmi ėshtė konfirmuar nga kryetari i kėtij Komisioni, Haki Demolli, deputet i LDK-sė.
Sot kemi mbajtur takimin e fundit tė Komisionit pėr Reformėn Zgjedhore dhe ne dy pėrfaqėsuesit e LDK-sė, duke e pasur parasysh mos respektimin e marrėveshjes tri palėshe, tėrhiqemi nga Komisioni deri nė momentin kur kjo marrėveshje tė zbatohet, ka thėnė Demolli.
Sipas marrėveshjes sė vitit tė kaluar ndėrmjet liderėve tė PDK-sė, LDK-sė dhe AKR-sė, tė ndėrmjetėsuar nga ish-ambasadori amerikan nė Prishtinė, Kristofer Dell, e cila mė pas ishte fuqizuar edhe me miratimin e njė rezolute nga Kuvendi, pėrveē reformave kushtetuese e zgjedhore, vendi do tė shkonte nė vjeshtėn e kėtij viti nė zgjedhjet e para presidenciale si dhe nė vjeshtėn e vitit tjetėr nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Por, Gjykata Kushtetuese kishte interpretuar mė pas kėtė marrėveshje, pėrkatėsisht pjesėn qė fliste pėr shkurtimin e mandatit tė presidentes si jo kushtetuese.
Nė bazė tė asaj marrėveshjeje ishin formuar edhe komisionet ad-hock pėr ndryshimet kushtetuese dhe reformėn zgjedhore, por si qėndrojnė tani punėt, kėto reforma janė nė prag tė dėshtimit
|
|
|