Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

“Lufta” e ftohtė Shqipėri-Serbi

Tiranė, 25 janar 2013 - Njė ditė pas takimit me drejtuesit e Partisė Socialiste, ku u fol pėr situatėn nė Preshevė dhe pėrgatitjen e zgjedhjeve nė Shqipėri, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ka vijuar takimet pėr tė njėjtat ēėshtje me kreun e Frymės sė Re Demokratike, Bamir Topi.
Situata nė Preshevė ėshtė konsideruar prej tyre pas takimit si e papranueshme, por Topi e Arvizu dhanė mesazhin se Tirana zyrtare nuk duhet tė ndėrpresė komunikimin me Beogradin dhe se drejtuesit ne kryeqytetin shqiptar, duhet te heqin dore nga retorikat nacionaliste.
Madje, ambasadori amerikan i shtoi kėsaj se vendi ka hyrė nė njė klimė zgjedhjesh.
“Ajo qė ka rendėsi ėshtė qė Prishtina dhe Beogradi tė vazhdojnė dialogun. Shqiptarėt e dinė qė jetojnė nė shumė zona nė rajonin e Ballkanit, por ata shohin tek Tirana, tek Qeveria e saj, tek liderėt drejtimin e tyre. Ėshtė absolutisht e rėndėsishme qė tė ndodhė integrimi i Ballkanit perėndimor. Duhet njė lidership pozitiv nga Tirana. Prandaj ėshtė e rėndėsishme t’i rezistohet tundimit pėr t’u angazhuar nė retorika nacionaliste, veēanėrisht nė klimėn e zgjedhjeve, pasi kjo vetėm bėn qė tė heqim vėmendjen nga qėllime mė tė rėndėsishme, qė janė qėllime qė tė gjithė shqiptarėt bashkėndajnė”, tha Arvizu.

Ndėrkaq, ish-presidenti Bamir Topi, ka theksuar se komunikimi Tiranė-Beograd nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė ndėrpritet, pasi njė gjė e tillė nuk do t’i ndihmonte asgjėje.

“Duhet patjetėr qė komunikimi tė mos ndėrpritet, mungesa e komunikimit nuk i shėrben asgjėje. Do tė thoja qė nė kėtė kuadėr Qeveria shqiptare duhet tė vazhdojė komunikimin me Qeverinė serbe, qė gjėrat tė shtrohen tė diskutohen, por nga ana tjetėr dhe tė inkurajojnė bisedimet Prishtinė-Beograd, duhet qė tė futet si ēėshtje edhe fati dhe standardet e sjelljes sė Qeverisė serbe me qytetarėt shqiptarė nė Preshevė”, tha Topi.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks