Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Anketa: Demokracia shqiptare para zgjedhjeve

Tiranė, 25 prill 2013 - Instituti Shqiptar i Studimeve Ndėrkombėtare publikoi njė studim mbi “Demokracinė shqiptare nė prag tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme”, nga doli se vėshtirėsitė ekonomike zėnė vend kryesor nė vėmendjen e qytetarėve, duke zbritur mė poshtė tema qė lidhen me politikėn dhe rajonin. Anketimi nė tė gjithė territorin nxori se 66% thonė se situata ekonomike e vendit ėshtė keq dhe shumė keq. Sipas tyre, kriza ekonomike ėshtė problemi kryesor pėr 33 pėr qind tė qytetarėve ndėrsa 25 % e tė anketuarve mendojnė se papunėsia ėshtė problemi kryesor personal.
Edhe nė kėtė studim zbulohet pėrsėri njė dėshirė e madhe pėr emigrim.
Vetėm 5% e tė anketuarve thonė se jetojnė shumė mirė, rreth 40 pėr qind se bėjnė njė jetė mesatare, dhe 33 pėr qind jetojnė nė kushte tė kėqija. Prandaj mbi 60% thonė se janė gati tė largohen nga Shqipėria, nėse iu jepet njė mundėsi.
Sistemi gjyqėsor ėshtė ai qė ka pikėt mė tė kėqija nė kėtė studim: rreth 73% e tė anketuarve thonė se gjykatat nuk garantojnė drejtėsi, 67% e tyre pohojnė se njė gjyq mund ta fitosh dikė nė gjykatė ose nė politikė, ndėrsa 75% e qytetarėve nė gjykatė duhet tė paguash qė tė fitosh.
Megjithė skepticizmin dhe perceptimin negativ pėr keqfunksionimin e institucioneve, shkollave dhe spitaleve, pjesėmarrja nė zgjedhje pritet tė jetė e lartė. Mbi 70% janė gati tė votojnė pėr tė ndryshuar diēka, edhe pse 40 % e tyre e dinė se zgjedhjet nuk do tė jenė tė lira dhe tė drejta. Vetėm 18% e qytetarėve do t’i bojkotojnė zgjedhjet, ndėrsa mė shumė se gjysma e gjithė tė anketuarve mendojnė se pas zgjedhjeve situata ekonomike nuk do tė ndryshojė, madje do tė pėrkeqėsohet.
Sipas kėtij sondazhi tė Institutit Shqiptar pėr Studime Ndėrkombėtare, pėr parlamentin dhe qeverinė e re qytetarėt kėrkojnė qė tė rregullojnė me pėrparėsi funksionimin e shtetit dhe zbatimin e ligjit, tė luftojė varfėrinė, tė punėsojnė sa mė shumė tė rinjtė, tė rregullojnė gjykatat dhe pronat, sepse vetėm kėshtu mund tė pėrshpejtohet ecja e vendit drejt Bashkimit Europian.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks