Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Restorantet McDonald’s mbeten tė mbylluara nė Maqedoni

Shkup, 23 maj 2013 - Restorantet McDonald's nė Maqedoni vazhdojnė tė jenė tė mbyllura deri nė ndonjė marrėveshje eventuale mes kompanisė “SJ” dhe korporatės McDonalds lidhur me franshizėn, tė cilėn kompania maqedonase e posedonte qė nga viti 1997.

Ndėrkohė nė opinion ende nuk ka ndonjė sqarim pėr shkaqet qė ēuan nė mbylljen e restoranteve qė nga data 14 Maj, pėrveē njoftimit se kjo ka ndodhur pėr shkak tė arsyeve tė brendshme.

Nuk ka as informacione nėse ndonjė kompani tjetėr do ta marrė biznesin me zinxhirin e restoranteve McDonald’s.

Nga kompania “SJ” kanė bėrė tė ditur se janė nė kontakt tė vazhdueshėm me korporatėn pėr rifillimin e shpejtė tė punės. Gjithashtu tė gjithė 236 tė punėsuarit vazhdojnė tė qėndrojnė nė vendet e tyre tė punės nė pritje tė ndonjė epilogu pozitiv.

Mbyllja e restoranteve McDonald's nuk ėshtė pritur mirė nga mijėra vizitorė tė ushqimeve tė shpejta qė shėrbehen nga korporata e njohur botėtore.

Nga kompania “SJ” nuk besojnė nė humbjen e lejes pasi sipas tyre, gjatė 16 viteve tė fundit kanė ofruar shėrbime tė cilėsisė sė lartė duke investuar mbi 6 milionė euro.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks