Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Qeverisja lokale nė Kosovė ėshtė nė sprovė

Prishtinė, 4 qershor 2013 - Instituti Kosovar pėr Qeverisje Lokale (IQKL) nė kuadėr tė Akademisė pėr Qeverisje Lokale, tė mbėshtetur nga Fondacioi Gjerman FES dhe Ambasada Norvegjeze, sot organizoi konferencėn njė ditore. Nė kėtė konferencė u trajtuan kriteret pėr themelimin e komunave tė reja dhe u sqarua qasja parimore dhe ndėrkombėtare pėr themelimit tė komunave.
Nė kėtė aspekt, u fol edhe pėr rėndėsinė qė ka rregullimi i vetėqeverisjes lokale nė Kosovė, duke pėrmendur faktin qė ndryshimi i kompozicionit tė komunave aktuale ėshtė proces i cili duhet mbėshtetur nė kritere tė qarta dhe tė paracaktuara me politika dhe legjislacion vendor, i cili reflekton edhe bazėn formale ndėrkombėtare si dhe praktikat e mira perėndimore.
ė kėtė konferencė u prezantuan edhe qėndrimet e komunave tė themeluara me procesin e decentralizimit (Kllokoti, Hani i Elezit) dhe pėrfaqėsuesve tė lokaliteteve qė po synojnė tė krijojnė komuna tė reja (Orllani dhe Zhegra).
Nė ketė konferencė u nxor edhe deklarata e Institutit Kosovar pėr Qeverisje Lokale:Themelimi i Komunave tė reja, mundėsi apo pengesė pėr sistemin e qeverisjes lokale nė Kosovė.
Nė deklaratė theksohet:
Themelimi i njė apo disa komunave tė reja ėshtė proces i cili duhet bazuar nė kritere tė qarta dhe tė definuara paraprakisht. Themelimi i njė apo mė shumė komunave nuk ėshtė, dhe nuk do tė duhej tė jetė njė proces i izoluar dhe arbitrar sipas parapėlqimeve tė askujt, e as tė qeverisė. Rregullimi i themelimit tė komunave tė reja siē parashihet me kriteret aktuale tė ofruara nė kėtė dokument mundėson qė procesi i themelimit tė bazohet mbi parimet e respektimit tė demokracisė lokale, tė respektimit tė autoriteteve lokale, tė konsultimit tė palėve tė interesuara dhe prekura nga ky proces, pėrfshirė kėtu aspekte qė lidhen me tė mirėn e pėrgjithshme publike.
Praktikė e ngjashme vlen edhe pėr ndarjen, ndryshimin e kufijve komunal, pėrcaktimin e emrave apo vendbanimeve. Sipas legjislacionit nė fuqi, Kosova ka njė numėr tė komunave rregullimi i qeverisjes sė tė cilave mundėsohet nėpėrmes kushtetutės, dokumenteve ndėrkombėtar (nė veēanti me Kartėn Evropiane pėr Vetėqeverisje Lokale). Aktualisht ne po pėrballemi jo vetėm me injorimin e provizioneve ligjore, por edhe me aspektet e rregullimit demokratik i cili si bazė ka respektimin e vullnetit tė qytetareve, tė respektimit tė institucioneve lokale, si dhe konsultimin e opinionit publik, pėrfshirė kėtu edhe akter aktiv nė fushėn e qeverisjes lokale nė kuadėr tė shoqėrisė civile, komunitetit tė donatorėve, dhe mė gjerėsisht.
Nė kėtė kontekst, ndryshimi i njė apo disa kufijve administrativ konceptohet si proces i cili bėhet nėpėrmes: Bashkimin e njė apo mė shumė komunave brenda njė komune ekzistuese; Bashkimin e dy apo mė shumė distrikteve pėr formimin e njė komune tė re;Ndarjen e njė pjese tė njė komune apo komunave pėr formimin e njė komune tė re.


Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks