Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Po ngjisim me krenari shkallėt e qytetėrimit europian



Shkruan: Lulzim BASHA

Dua ta nis fjalėn time me njė falėnderim dhe mirėnjohje tė thellė pėr kėtė vlerėsim qė mė bėni sot. Ēdo minutė, ēdo ditė, ēdo muaj, ēdo angazhim qė ia kam kushtuar Kosovės, s'ka qenė asgjė mė shumė se detyra ime si shqiptar dhe detyrimi im si nip Kosove.
Jam rritur nė njė familje si shumė tė tilla nė Shqipėri, ku fjala Kosovė ka qenė po aq e pranishme sa bukė dhe ujė. Gjithēka qė ndodhte nė kėtė vend, gjenocide, persekutim, vrasje, kanė qenė pjesė e vazhdueshme e bisedave, dhembjes, madje dhe lotėve nė shtėpinė tonė, prandaj unė e quaj veten me fat dhe i falem Zotit qė mė dha mundėsinė tė kontribuoj sadopak pėr Kosovėn.
Ndihem fatlum, jo vetėm qė tė meritoj kėtė respekt tė rrallė nga kryeqyteti i Kosovės, por edhe sepse pėrkon me 11 dhe 12 qershorin, kėtė ditė tė bekuar dhe tė shumėpritur nga tė gjithė. Nė kėtė ditė, pėrkulemi me nderim dhe respekt ndaj arkitektit tė pavarėsisė sė Kosovės, Presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar, Adem Jashari, heronjve, luftėtarėve dhe komandantėve tė tyre dhe gjithė qytetarėve tė Kosovės, ditėn e ēlirimit tė shumėpritur dhe tė ēlirimit tė pėrjetshėm tė Prishtinės dhe Kosovės, mė lejoni ta them, edhe tė Kosovės sime, tė shtrenjtė dhe martire, ditėn kur tė gjithė ne shqiptarėt, kėndej e andej Drinit e ngado vinin u ēliruam sė toku.
U ēliruam nga njė kob 100-vjeēar, qė nuk e linte kurrė gėzimin e vatrave tona, tė shndėrrohej nė hare shpėrthyese, sepse sytė dhe shpirti ynė kishin edhe ata, vargonjtė dhe zymtėsinė e gjysmės sė kombit tonė, Kosovės sė robėruar. Ne kemi humbur shumė, por jam i bindur se ne, do tė dimė ta fitojmė kohėn e humbur, tė cilėn breza tė tėrė shqiptarėsh e mbrujtėn me gjak, ėndrra dhe shpresa.
Kur Kryeministri Berisha mė dha porosinė strategjike, se kombi shqiptar ka nevojė pėr rrugėn e Kombit, ndjeva dhe mendova pikėrisht se po fitonim kohėn e humbur dhunshėm ndėr shekuj, sepse shpirtrat e shqiptarėve, hallet dhe gėzimet e shqiptarėve, biznesi dhe interesat e shqiptarėve, tanimė ish koha tė lidheshin edhe me njė rrugė, pėrveē lidhjesh vertebrore tė gjakut, gjuhės, kulturės dhe historisė sė pėrbashkėt. Kishte pra, nevojė edhe pėr njė rrugė konkrete, tė prekshme dhe tė pėrshkueshme, njė rrugė mes malesh tė ashpra, njė rrugė jo mė virtuale.
Dhe ne andej Drinit, e ju kėndej Drinit, e bėmė dhe e lidhėm rrugėn e Kombit, nė respekt tė njė bese tė lidhur nga stėrgjyshėrit tanė, tė cilėt dikur ishin gati tė fluturonin si shqipe majė malesh e tė kalėronin nė shtigjet mė tė ngushta, pėr t'iu gjindur krah njėri-tjetrit, qė nga koha e Skėnderbeut, nė Lidhjen e Prizrenit, nė pavarėsinė e Shqipėrisė, luftėn ēlirimtare tė Kosovės e nė ēdo moment qė e lypte nevoja. Dhe sot rruga ėshtė aty, e gjerė, e dobishme, fisnike dhe si njė realitet qė na afron edhe fizikisht me njėri-tjetrin. Jam pra, nė modesti, krenar, qė kėtė porosi qė mbart gėzimin e ēdo shqiptari, e kemi sot midis nesh.
Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, tek e cila kurrė s'kishim dyshuar dhe pėr tė cilėn paguam njė ēmim tė lartė, donte edhe ajo punėn e saj tė pėrkushtuar. Dhe Shqipėria politike qėndroi aty ku e kishte vendin nė rreshtin e parė tė lobimit ndėrkombėtar, si pjesė boshtore e njė kombi tė vetėm, pėr tė bėrė me pėrpikmėri tė gjithė detyrat e gėzueshme, qė koha kish shtruar pėr zgjidhje, pavarėsinė e pėrjetshme tė Kosovės.
Dhe ky hap i madh, sot duket si njė gjė e natyrshme, si dielli qė lind e qė perėndon, si dita e kaltėr apo shiu qė vadit tokėn tonė, por tė gjithė nė thellėsi e dimė se ajo qė po pėrjetojmė sot, si njė realitet, dje ishte vetėm diēka qė ėndėrronim. Shumė mirė qė jemi mėsuar kaq shpejt, pasi shumė punė tė tjera tė mėdha dhe tė pėrbashkėta na presin. Njė hov i fuqishėm zhvillimi, pėr tė vėnė maksimalisht nė punė dhe nė punė tė frytshme, burimet tona njerėzore, natyrore dhe nėntokėsore. Koha e kombit tonė evropian, pėr t'u ulur edhe institucionalisht nė tryezėn e Evropės si vende anėtare po vjen e po afrohet me shpejtėsi dhe ne tė gjithė mė shumė se kurrė duhet tė punojmė sė bashku.
Tirana po ndryshon e segment pas segmenti po kthehet nė njė qytet modern e evropian. Kėshtu e shoh, e ndiej dhe e prek se po ndodh edhe nė Prishtinė. Ne po integrojmė me sukses kulturėn tonė tė lashtė e shumė tė veēantė me trendin kozmopolit tė kohėrave globale qė po jetojmė.
Duke ju falėnderuar edhe njė herė pėr kėtė nder tė veēantė qė mė bėhet, ju garantoj se do ta mbart atė me krenari e vlerėsimin mė tė lartė. Pėr mua personalisht dhe pėrmes meje, Tiranėn, kryeqytetin e Shqipėrisė, ky vlerėsim do tė jetė pa dyshim njė frymėzim i thellė.
Me sytė nga e ardhmja e pėrbashkėt evropiane, koha e sė cilės ka trokitur pėr ne shqiptarėt, nė Tiranė, Prishtinė apo kudo qofshin, shpreh edhe njė herė bindjen se ne si komb kemi marrė nė kohėn e duhur vendimet e duhura historike, ju transmetoj dhe ju pėrcjell, nė emėr tė qytetarėve tė Tiranės gėzim, optimizėm dhe pėrshėndetje vėllazėrore. Shpreh bindjen e palėkundur se ne shqiptarėt kudo qė jemi po ngjisim me meritė dhe menēurisht shkallėt e duhura nė hierarkinė e vlerave tė dinjitetit dhe qytetėrimit evropian, nė themel tė sė cilit qėndron kontributi i qytetėrimit tonė tė vjetėr.
Zoti e bekoftė Prishtinėn, Zoti e bekoftė Kosovėn, Zoti i bekoftė shqiptarėt kudo ku jetojnė!

( Fjala e Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, i cili dje u shpall "Qytetar Nderi i Prishtinės")
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks