Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Nė Podujevė u pėrurua shkolla e re

Podujevė, 11 shtator 2013 - Nė Podujevė sot ėshtė pėruruar objekti i ri i shkollės fillore tė mesme tė ulėt, kurse shiritin e pėrurimit e kanė prerė kryetari i Komunės sė Podujevės, Agim Veliu dhe ministri i Ministrisė sė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė Ramė Buja.
Nė solemnitetin e organizuar me rastin e pėrurimit tė objektit tė ri shkollor, kanė marrė pjesė edhe zyrtarė tė tjerė tė lartė nga Komuna e Podujevės, MASHT-i, mėsimdhėnės e nxėnės tė kėsaj shkolle dhe mysafirė tė tjerė.
Kryetari i Komunės sė Podujevės, Agim Veliu ka pėrgėzuar nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit pėr shkollėn e re.
“Objekti i ri shkollor, qė po pėrurojmė sot, ofron kushte pėr mėsimnxėnie dhe mėsimdhėnie cilėsore. Njėkohėsisht hapja e kėsaj shkolle ndihmon edhe zhvillimin normal tė mėsimit edhe nė shkollat e tjera tė qytetit, tė cilat kanė qenė tė mbingarkuara me nxėnės, madje nė njėrėn prej tyre deri sivjet mėsimi ėshtė zhvilluar nė tri ndėrrime”, tha Veliu, duke potencuar edhe investimet e tjera qė janė bėrė nė sektorin e arsimit, pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr arsim cilėsor.
Edhe ministri i Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja, pasi pėrgėzoi nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit pėr shkollėn e re, tha se objekti shkollor, ndėrtimin e tė cilės e ka financuar MASHT-i, do tė ofrojė mundėsi pėr mėsim cilėsor.
Drejtori i shkollės sė re, Selman Hoti, tha se ndjehet i lumtur qė ėshtė zgjedhur tė udhėheq kolektivin arsimor, i cili do tė punojė nė njė objekt tė ri dhe modern me njė sipėrfaqe prej mbi 5000 metra katror.
Ai tha se shkolla e re ofron kushte optimale pėr punė, ka 18 dhoma mėsimi, kabinetet adekuate pėr lėndėt pėrkatėse, sallėn e edukatės fizike dhe terrenet sportive.


Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks