Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

BDI – PDSH sėrish pėrplasje nė parlament

Shkup, 8 tetor 2013 - BDI dhe PDSH janė pėrplasur sot sėrish nė debatin pėr rebalancin e buxhetit pėr vitin 2013. Nė debatin mes deputetėve tė kėtyre dy partive se "kush vjedh qytetarėt dhe kush sundon", Orhan Ibrahimi nga PDSH ka akuzuar partinė shqiptare nė pushtet se me paratė e mbledhura tė shtetit nga shqiptarėt nė vend pėrfitojnė tė tjerėt.
“PDSH nė kontinuitet ka deklaruar se Buxheti ėshtė antishqiptar, antinjerėzor. Deri tek kėto konstatime nuk kemi ardhur vetėm pėr ta bombarduar opinionin, apo pėr tė ofenduar shqiptarėt... Me keqardhje mė tė madhe konstatojmė se mbi njė miliardė euro tė taksapaguesve shqiptarė nė Maqedoni, keqpėrdoren, vidhen, plaēkiten, bėhet haraē ndaj mundit, djersės dhe parave tė shqiptarėve tė Maqedonisė", ka thėnė Ibrahimi.
Ai ka rikujtuar se se prej remetencės, vetėm nė gjashtėmujorin e parė, nė Maqedoni janė futur 897 milion euro. Sipas tij, 90 qind pėr qind nga ato mjete janė tė shqiptarėve. Ibrahimi ka nėnvizuar se nga kėto mjete, rreth 200 milion euro hynė nė buxhetin e shtetit si TVSH.
Ai shtoi se me amendamentet e tyre pėr rebalancin e buxhetit pėr vitin 2013, kanė insistuar qė tė futen projektet tė cilat janė premtuar prej nė vitin 2006-2007 si rrugė, ambulanca, shkolla, ujėsjellės, kanalizime e tė tjera, por edhe ndėrtimi i hekurudhės prej Kėrēove deri nė kufirin shqiptar, njofton Zhurnal.
Ndėrsa, nė replikė ndaj deputetit Ibrahimi, doli deputeti i BDI-sė, Rexhail Ismaili i cili duke numėruar projekte tė cilat BDI ka pėrfunduar nė dhjetė vitet e fundit, prej kur ėshtė nė skenėn politike si objekte tė shkollave dhe universiteteve, kanalizime dhe ujėsjellės, potencoi se BDI merr besimin e qytetarėve shqiptarė pėr tė udhėhequr pasi qeveris me to dhe nuk po sundon.
“Koleg Orhan duhet ta kesh tė qartė njė ēėshtje dhe besoj se opinioni i din se BDI nė kėto 10 vite, duke i pėrjashtuar vitet 2006-2008, ka qeverisur me popullatėn shqiptare, kurse ju koleg Orhan, gjatė qeverisjes 2006-2008, keni sunduar me shqiptarėt dhe ky ėshtė ai dallimi esencial dhe i madh qė ėshtė mes PDSH-sė dhe BDI-sė dhe nė kontinuitet, BDI falė asaj qė qeverisė me shqiptarėt dhe nuk sundon sikur Ju, merr mandatin nga popullata shqiptare”, deklaroi deputeti Ismaili.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks