Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Kosova.com është net-faqja më e vizituar shqiptare në internet, me mijëra vizitorë në ditë, dhe është net-faqe prej së cilës pothuajse çdo vizitor shqiptar e fillon ditën në internet.

Me më se 5.000.000 faqe të shikuara në muaj - Kosova.com është net-faqja më e vizituar shqiptare në internet, faqe e cila ka informacione ndër më të ndryshmet.

Pse të zgjedhet Kosova.com?

Momentalisht rreth 10 për qind e familjeve në Kosovë e kanë internetin në shtëpitë e tyre apo e përdorin atë nga internet kafetë apo zyret e tyre. Sipas statistikave të net-faqes Kosova.com, vetëm në Kosovë, net-faqja Kosova.com shikohet në 1.000.000 faqe, çka do të thotë se 20% nga vizitoret totalë të kësaj net-faqeje janë nga Kosova. Kjo pasqyron një sens të ndryshuar të mendimit rreth marketingut dhe ngjall vëmendjen e kompanive kosovare që të reklamojnë në internet, sepse net-faqja Kosova.com kalon me numër të vizitorëve/lexuesve/shikuesve shumë gazeta ditore, revista, radio e TV lokale në Kosovë.

Vizitorët e internetit me siguri se janë të rinj, të shkolluar, dhe më të pasur me dijeni rreth internetit sesa publiku i mediave tradicionale (gazetave, revistave e publikacioneve të tjera).

Besueshmërinë në fillim të këtij projekti të marketingut në Kosova.com e kanë treguar: "Kosova Reisen" dhe kompania ndërkombëtare "Net2Phone".

Kosova.com të gjithë reklamuesve u mundëson shikimin e statistikës ditore, nëpërmjet së cilës mund të shikoni dobinë dhe efikasitetin e reklamës suaj, numrin se sa herë është publikuar reklama juaj e gjithashtu edhe sa herë është klikuar (vizituar).

Përparësia e reklamimit në internet dhe krahasimi me mediat e tjera

Reklama në internet ofron komunikim të shpejt me blerësin, i cili menjëherë mund të porosisë projektin e kërkuar. Blerësi potencial në çdo moment mund të kthehet në reklamë dhe të vërtetojë edhe njëherë shërbimet që i ofroni ju ose në lidhje me informacionet e kompanisë suaj. Çdo ndryshim i informacione të prodhimeve tuaja, i pari do ta shikojë vizitori i internetit. Reklama në internet është një reklamë që mund të peshohet se sa ka qenë produktive, sepse saktësisht mund ta dini se sa herë është shikuar reklama, dhe sa herë vizitorët kanë vizituar faqen tuaj përmes reklamës në internet.

Përparësitë e internetit:

  • Zvogëlohen harxhimet gjatë përparimit dhe organizimit të marketingut në kompaninë tuaj.
  • Kompania juaj e merr një pozitë strategjike në treg me të cilën i ruan klientët e vjetër dhe fiton shumë klientë të rinj, e me këtë gjithnjë është konkurrent dhe në nivel të lartë.
  • Me prezencën konstante në internet, me aktivitete të ndryshme të marketingut dhe web prezentimit, ndërton një imixh të një kompanie moderne, të besueshme dhe të fortë.
  • Përmes internetit lehtë mund të pyetni klientët tuaj për kërkesat dhe dëshirat e tyre dhe në këtë mënyrë ju e forconi dhe e profesionalizoni edhe më shumë shërbimin tuaj.

Interneti në botë

Sipas hulumtimit të kompanisë së njohur në internet "Google" thuhet se: (Dhjetor 2002) - Numri i përdoruesve të internetit në botë është rreth 568 milion. Çdo muaj kyçen rreth 8 milion përdorues të rinj në internet.

Kosova.com ofron shërbime marketingu për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndërtojnë prezencën e tyre në internet. Më poshtë gjenden planet e ofruara nga Kosova.com. Për më shumë informacione shkruani në marketing@kosova.com apo përdorni formularin në fund të kësaj faqeje.

Baneri në faqen e parë

Dimenzionet: 400x50 px
Çmimi: $160 për 1 muaj
  $400 për 3 muaj
  $700 për 6 muaj
Reklama do të vendoset në krye të faqës së parë, nën datën e lajmeve të ditës. Baneri do të jetë rrotullues dhe duhet të jetë 40kb apo më pak.

Baneri në anën e majtë

Dimenzionet: 110x450 px
Çmimi: 100 € për 1 muaj
  300 € për 3 muaj
  500 € për 6 muaj + 1 muaj FALAS
Reklama do të vendoset në anën e majtë të secilës faqe. Baneri do të jetë rrotullues dhe me madhësi prej 45kb apo më pak.

Baneri në faqen e djathtë

Dimenzionet: 110x80 px
Çmimi: 50 € për 1 muaj
  100 € për 3 muaj
  250 € për 6 muaj + 1 muaj FALAS
Reklama do tė vendoset nė njėrėn prej tre katrorėve nė anėn e djathtė, nėn kutinė "Kėrko". Baneri do tė jetė rrotullues dhe me madhėsi prej 45kb apo mė pak.

Ofertë Speciale:

20% ZBRITJE PËR TË GJITHA OFERTAT. KJO OFERTË VLEN DERI MË 1 JANAR 2007.

Për më shumë informata, mbusheni formularin e mëposhtëm.

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks